Shqipëri - Itali firmosin memorandum bashkëpunimi: Komisioni i përbashkët doganor kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare

Shqipëri - Itali firmosin memorandum bashkëpunimi: Komisioni i përbashkët doganor kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare

Shqipëria dhe Italia firmosën sot një memorandum bashkëpunimi që parashikon ngritjen e Komisionit të Përbashkët Italo-Shqiptar, për bashkëpunim mes Doganave Shqiptare, Doganave Italiane dhe Guardia di Finanza.

Memorandumi do të jetë një instrument për forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë.
Komisioni do të kryejë monitorimin e bashkëpunimit mes administratave doganore të dy vendeve dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Ndërsa agjencia e Doganave dhe Monopoleve të Italisë e quan një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare.

Për të firmosur këtë memorandum në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare ndodhen Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, z. Roberto Alesse dhe Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro.

Ata u pritën sot nga Ministri i Financave, Ervin Mete. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes administratave doganore të dy vendeve dhe u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm në të ardhmen.

Në mënyrë të veçantë, palët biseduan mbi lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, përputhjen e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian, rritjen e mëtejshme të sigurisë ndërkufitare dhe  luftën kundër aktiviteteve të paligjshme.

Ministri Mete shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të saj për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë dhe vlerësoi si një zhvillim pozitiv nënshkrimin e Memorandumit, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave. 

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, z. Roberto Alesse dhe Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro gjatë vizitës zyrtare në Tiranë shoqërohen nga ambasadori italian këtu, Fabrizio Bucci.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Komisioni Italo-Shqiptar në dogana kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare

Agjencia e Doganave dhe Monopoleve të Italisë e quajti firmosjen e memorandumit të bashkëpunimit Shqipëri – Itali si një zhvillim mjaft të rëndësishëm.

“Një lajm shumë i rëndësishëm në fushën e doganave.  Sot në Tiranë u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet agjencisë doganore dhe monopoleve Guardia di Finanza dhe administratës doganore shqiptare. Kjo shënon nisjen e Komisionit Italo-Shqiptar kundër Kundërvajtjeve Doganore, një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër kontrabandës dhe mashtrimit në tregtinë ndërkombëtare”

Për firmosjen e këtij  memorandumi në Tiranë ndodhen për vizitë zyrtare Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, z. Roberto Alesse dhe Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza, z. Andrea De Gennaro. Ata u shoqëruan nga ambasadori italian Fabrizio Bucci

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?