Doganat bllokojnë mallra kontrabandë në Rinas dhe Kakavijë

Doganat bllokuan në dy ditët e fundit mallra kontrabandë në Aeroportin e Rinasit dhe në Kakavijë, ndërsa ndaj kontrabandistëve nisën procedurat penale.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganës (DPD) njoftuan bllokimin e 17.375 paketa me Microcept (kontraceptiv) kontrabandë në Aeroportin "Nënë Tereza", në një operacion të përbashkët me Autoritetin Doganor të Degës së Doganës Rinas pas marrjes së informacionit operativ nga Drejtoria e Informacionit pranë DPD-së për një sasi malli të dyshuar si medikamente, që do vinin me linjën ajrore "Aegean Airlines" nga Athina me destinacion Aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas. Informacioni lidhej me shtetasin me iniciale S.Y, ndaj të cilit me të mbrritur, u bë verifikimi i bagazheve të kësaj linje ajrore, ku rezultuan pranë Zyrës "Lost and Found" dy valixhe me ngjyrë blu të errët, të pareklamuara nga pronari. Nga kontrolli rezultoi se në to ndodheshin 17.375 paketa me "Microcept" me 36.4875 tableta dhe peshë totale 61,950 Kg.
Autoritetet Doganore në Rinas bllokuan sasinë e mallit dhe vijuan me procedurat e nevojshme ligjore.

Gjithashtu, mallra kontrabandë u zbuluan dhe u sekuestruan në Degën Doganore të Kakavijës nga strukturat e specializuara të DPD-së. Gjatë kontrollit u konstatuan mallra kontrabandë dhe u vendos masa e sekuestros për 1068 pantallona xhins për të rritur, 5.340 filtra cigaresh, 64 brava për dyer të jashtme, 18.240 letra cigaresh, me një vlerë për detyrim doganor dhe penalitet në 10.000 USD. Gjithashtu, u bllokuan 74 pulte komandimi, që përdoren për kopjimin e frekuencave dixhitale dhe bllokimin e tyre, por edhe për vjedhjen e makinave të tipeve të fundit.
Hetuesit doganorë pas bllokimit dhe sekuestrimit të mallrave po përgatisin materialet për referim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër./ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit