Doganierët grekë anullojnë
grevën 48 orëshe, do niste sot

Doganierët grekë anullojnë<br />grevën 48 orëshe, do niste sot
GJIROKASTËR - Doganierët grekë kanë vendosur që të anullojnë grevën 48 orëshe që e kishin parlajmësuar që pasditen e djeshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë doganierët të cilët sot kanë hapur kufirin për të gjitha lëvizjet, e makinave të vogla, kamionëve dhe të mjeteve të tjera.

Greva do të niste në orën 06.00 ditën e sotme dhe deri në orën 06.00 të datës 20 shtator 2013, por është vendosur që të ndërpritet, duke mos nisur fare. Ende nuk dihen shkaqet e ndërprerjes së grevës.

Siç mësohet doganierët grekë në pikat kufitare me Shqipërinë në Kakavijë dhe Kapshticë, do të zhvillohej për shkak të pagave të ulëta që ata marrin nga shteti.

Një ditë më parë ishte policia shqiptare që njoftoi për nisjen e grevës, pas njoftimit të marrë nga pala greke.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit