TIRANË - Nga qelia e burgut ku ndodhet pasi për pak i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, B.Balla nga Librazhdi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes së tij, D.S duke i kërkuar të tërheqë denoncimin, ndryshe do ta pësojë keq.
"Tërhiqe denoncimin! Thuaj që je djegur vet që të mos bëj burg. Në të kundërt nëse bëj burg i bie të zhdukesh ose të futesh nga ke dalë", janë këto fjalë që Balla i ka thënë ish-bashkëshortes së tij, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Historia e dhunshme e B.Ballës u zbulua ekskluzivisht nga Shqiptarja.com më 19 nëntor, kur ai hyri me forcë në shtëpinë e D.S ku e dogji me qumësht të valuar në dhomën e gjumit ku qëndronte me dy fëmijët, ndërsa nuk ndali dhunën as ndaj ish-vjehrrës. Por jo vetëm kaq. Pasi ish-gruaja shkoi në spital me plagë të rënda, ai i shkoi nga pas ku tentoi ta mbysë me jorgan. U zbulua nga mjekët dhe u hodh nga kati i tretë ndërsa disa orë më pas u vu në pranga nga policia.
Historia e gruas të re, D.S është e trishtë. Ajo kishte vuajtur ndër vite dhunën e bashkëshortit, i cili kishte guxuar të tregohej jo njerëzor edhe me të bijën e porsalindur, teksa e kishte djegur me cigare.
Drejtësisë i kishte shpëtuar paq, me dënime simbolike, teksa menjëherë sapo doli nga burgu sërish ju rikthye dhunës duke djegur ish-gruan.
Edhe pas hekurave ku qëndron në masë arresti me burg pas kallëzimit që bëri në polici D.S, B. Balla nuk e lë të jetojë e qetë, duke e kërcënuar me jetë.
"Ishalla të marrë dënimin e merituar, sepse nuk kam besim fare tek gjykata. Shpresoj të marrë dënimin maksimal", thotë ajo.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.5%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Ylli i Youtube, Mr.Beast po kërkon të blejë TikTok për të shmangur ndalimin e aplikacionit pas vendimit të GJykatës së Lartë
22 Janar, 07:18
-
SHBA, 22 shtete ngrenë padi kundër urdhrit të Presidentit Trump për të drejtën e shtetësisë përmes lindjes
22 Janar, 07:11
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Champions League/ Dramë në limite, Barcelona përmbys 4-5 Benficën! Bologna mposht Dortmundin, tri pikë për Liverpoolin e Atl. Madrid! Juventusi një zhgënjim
21 Janar, 22:58
-
Spahiu: Altin Dumani dhe Shkëlqim Hajdari kërkuan që 21 Janari të kualifikohet 'vrasje cilësuar'
21 Janar, 22:35
-
Carlo Ancelotti: Nga Real Madridi largohem së bashku me presidentin
21 Janar, 22:23
-
21 janari në SPAK, Elezi: Duhet hetuar zinxhiri komandues, kush e dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve?
21 Janar, 22:16
-
Avokati në ‘Repolitix’: 21 janari u bë për ego politike! Berisha kërkonte të mbante pushtetin, Rama të bëhej kryeministër
21 Janar, 22:08
-
Spahiu: Hetimi për 21 Janarin duhet fillonte nga dëshmia e Berishës, Bashës dhe Ramës
21 Janar, 22:07
-
Spahiu thirrje: Lexoni dëshminë e ish prokurorit Ervin Karanxha, 100% e vërteta e 21 Janarit! Dumani në atë kohë kërkoi përgjegjësit, por e rrëzuan
21 Janar, 22:02
-
Juventusi i 'tregon derën' Dusan Vlahovicit, dy klube nga Premier League e duan që këtë muaj
21 Janar, 21:59
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
Rraseni brenda kete bajgë dhe mos e nxirni më. Ja ku I keni edhe provat e tjera ! Prove janë edhe deklaratat e kriminelit. A keni degjuar kur të arreston policia e të thotë qe të mos thuash asgje gjatë arrestimit sepse ato qe thua do të perdoren kundra teje? Ja ku ka edhe prova të tjera, shantazh dhe shtjerje frike e terrori. Prokuroria ta ndihmoje menjehere vajzen dhe ti japi urgjent në kohe rekord divorcin! O vajza, hapni sytë se me kë bajgë perfundoni!
PërgjigjuNese barbarizmave te ketij lloi nuk u vihet fre ,atehere i bie qe ne shqiperi te mbreteroi barbaria dhe injoranca .Nese edhe tani ,drejtesia do te beje pseudodrejtesine ,atehere shqipetaret s'kane asnje shanc per te pasur drejtesi te reformuar ,ashtu sic pretendohet .Zoti na dhente mend . Faleminderit .
Përgjigju