TIRANE- Një ditë pas arrestimit të një burri të dhunshëm ndaj ish-bashkëshortes së tij të divorcuar prej 4 vitesh, emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv sjell dëshminë ekskluzive të 25-vjeçares me inicialet D.S, e cila ndodhet në repartin djegieve në QSUT pasi ish-burri i saj , B.Balla nga Librazhdi, në orët e para të mëngjesit të së martës (02:30) i hodhi qumësht të valuar në fytyrë. Nëna e dy fëmijëve, një djali 4-vjeç dhe vajzës më të madhe, thotë se kur vajza ishte 2-javëshe, sot 7 vjeç, babai e ka dhunuar duke i fikur cigaret në gojë dhe duke i lënë shenja me thikë në trup. Fakte ngjethëse, për të cilat nëna thotë se ish-bashkëshorti i saj, është dënuar në 2013-ën vetëm me 14 muaj burg. Një vendim skandaloz ky i drjetësisë shqiptare, që jo vetëm ka lënë të pambrojtur një nënë të re të dhunuar bashkë me vajzën e saj, por është tallur me një dënim kaq të lehtë për një baba montruoz.
"Këto dy muaj që kur kishte dalë nga burgu kishte takuar vetëm njëherë fëmijët në qendër dhe më ndoqi deri në shtëpi. Më kërkoi të kthehemi sërish bashkë. Por unë nuk mund të kthehesha. Ka djegur vajzën më cigare në fytyrë dhe ka e ka shpërfytyruar, edhe me thikë dhe ka bërë vetëm 14 muaj burg. Në trup ka shenja thike. Vajza është dhunuar kur ka qenë dy javëshe. Vajza ka qenë me raport mjeko ligjor. Vetëm një herë jam thirrur në gjyq. Herë tjetër nuk kam qenë. Nuk kam pasur avokat", rrëfen 25-vjeçarja ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë".
D.S është martuar në moshën 16-vjeçare, dhe ajo që shfaq një tjetër problem social të shoqërisë shqiptare, është edhe fakti që familja e saj e braktisi pasi ajo i kërkoi ndihmë dhe strehim për tu larguar nga bashkëshorti i dhunshëm. Me daljen e tij nga burgu për herë të parë, e reja është detyruar të kthehet sërish me bashkëshortin, ndërsa dhuna na ka ndalur. Ajo është divorcuar me të kur ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, djalin sot 4-vjeçar i cili nuk e ka njohur babanë. Ai filloi të keqtrajtonte fëmijët duke i kafshuar, çka bëri që nëna e fëmijëve ta denoncojë sërish burrin në polici, duke e çuar sërish pas hekurave. Një dhunues i panxënë, i dalë vetëm dy muaj më parë nga burgu, ju rikthye 'vesit' të vjetër duke ju futur në banesë me dhunë ish-bashkëshortes, ku e keqtrajtoi me grushte e shkelma duke i hedhur qumësht të valuar në trup në dhomën e gjumit të dy fëmijëve, ndërsa i vodhi edhe lekët që ajo kishte në çantën e saj. Dhunës nuk i shpëtoi as nëna e të resë me të cilën ajo jeton në një banesë në zonën e Kombinatit së bashku me fëmijët. "
Ishte ora e 2 e gjysmë e natës. Unë isha te dhoma e gjumit me fëmijët në një krevat. E ndej që u mbyll dera e dhomës dhe u fikën dritat dhe aty i tremba. Kur unë ndez dritën e telefonit ndez dritën për të shikuar. Sa ndez dritën ai ma hedh tenxheren syve. Ai më kapi dhe më gjuajti. Më kishte marrë pasaportën dhe lekët që i mbaja në çantë. Në momentin kur mami ndërhyri i gjuajti edhe mamit. Në momentin kur hapën derën e shkallëve ai hidhet nga dritarja dhe ikën", thotë 25-vjeçarja.
Një ngjarje montruoze që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, deri në kërkesa për dënimin të përjetshëm, apo edhe më tej, varje në publik. B.Balla pasi e ka djegur i ka shkuar edhe në spital duke gënjyer bluzat e bardha dhe rojën e sigurisë sikur ishte vëllai i të dëmtuarës dhe ka tentuar ta mbysë me jorgan. Është larguar sapo kanë mbërritur mjekët duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë, derisa në orën 10:00 të mëngjesit të së martës, efektivët e komisariatit numër 1 e arrestuan.
"Isha tek dhoma e parë e spitalit. Në momentin kur ishte mjekja duke më mjekuar isha vetëm me një vajzë në dhomë. I them asaj vajzës ik lajmëro policinë se është ish-bashkëshorti. Kishte gënjyer rojet duke i thënë se është vëllai im. Unë e pashë. Ma bëri me shenjë që donte të dinte nëse e kisha denoncuar. Kur unë kthej kokën më vjet më fut kokën në jorgan dhe tenton të më mbysë. Kur i thashë çfarë më ke bërë kështu, nxori diçka nga xhepi. M'u duk si thikë. Unë kisha frikë", tregoi ajo ekskluzivisht në "Pa Gjurmë".
Ai tashmë ndodhet pas hekurave, ndërsa nëna e dy fëmijëve thotë se tashmë ndihet më e qetë, por ende e pasigurt nga shteti, i cili siç ajo shprehet, e ka lënë në baltë gjatë gjithë vështirësive që ajo ka kaluar, e vetme përballë një burri të dhunshëm, që drejtësia shqiptare e ka "përkëdhelur" përmes vendimeve skandaloze.
D.S në spital dhe pasojat e djegies në trupin e saj
Sot nëna 25-vjeçare e dy fëmijëve, kërkon ndihmën e shtetit, dhe emisioni "Pa Gjurmë" angazhohet t'i shkojë deri në fund misionit të tij, duke bërë të gjitha përpjekjet që nëna e re e dhunuar me dy fëmijë të rritur mes traumave të marrë ndihmën e duhur sociale.
Pyetur nga kryeredaktorja e Shqiptarja.com Greta Malaj, nëna e dhunuar 25-vjeçare ka rrëfyer gjatë emisionit Pa Gjurmë se si nisi kalvari i vuajtjeve të saj. Ajo ka treguar se është martuar me të që në moshën 16-vjeçare, dhe për këtë fakt u braktis edhe nga motra dhe vëllai i saj të cilët ishin kundër kësaj martese. Ajo tregon se ish-bashkëshorti i saj ishte përdorues i alkolit dhe lëndëve narkotike.
Sa herë ka ushtruar dhunë ndaj jush pas ka dalë nga burgu?
Më përpara më ka dhunuar gjithmonë që prej vitit 2010 por unë nuk kisha ku të shkoja sepse isha e vogël. Jam martuar 16 vjeçe dhe më ka dhunuar që një javë pas martesës. Ishte përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike. Ai është dënuar në 2013. Në 2015 unë isha shtatzënë ku u ndava sërish dhe u strehova tek qendra e grave. Familja nuk donte që unë të martohesha me atë. Më thonin që do të shkatërrojë jetën por unë e doja. Vëllai dhe motra nuk më folën më. Pasi dola nga qendra jetova me nënën dhe dy fëmijët. Jetova fillimisht në Kombinat dhe erdhi aty dhe kafshonte fëmijët. U kap deri para dy muajsh kur doli.
25-vjeçarja e dhunuar nga bashkëshorti ka rrëfyer aktin e tmerrshëm të tij i cili përveç saj ka dhunuar në mënyrë makabre të bijën vetëm 2 javëshe dhe për këtë ka bërë vetëm 14 muaj burg. Ajo tregon se ish-bashkëshorti e ka djegur vajzën me cigare në fytyrë dhe i ka lënë shenja thike në trup.
"Këto dy muaj që kur kishte dalë nga burgu kishte takuar vetëm njëherë fëmijët në qendër dhe më ndoqi deri në shtëpi. Më kërkoi të kthehemi sërish bashkë. Por unë nuk mund të kthehesha pasi fëmijët janë. Ka djegur vajzën më cigare në fytyrë dhe ka e ka shpërfytyruar, edhe me thikë dhe ka bërë vetëm 14 muaj burg. Në trup ka shenja thike. Vajza është dhunuar kur ka qenë dy javëshe Vajza ka qenë me raport mjeko ligjor. Vetëm një herë jam thirrur në gjyq. Herë tjetër nuk kam qenë. Nuk kam pasur avokat", tha 25-vjeçarja.
Nëna 25-vjeçare ka rrëfyer se në momentin kur ish-bashkëshorti i ka hedhur qumësht të valuar në fytyrë, ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së saj, duke i lënë asaj shenja të shumta në trup.
"Në momentin kur mami ndërhyri i gjuajti edhe mamit. Edhe mami ka shenja. Nuk kërkoi asgjë. Kur më hodhi qumështin nuk e ndjeva shumë. Në momentin kur hapën derën e shkallëve ai hidhet nga dritarja dhe ikën", tregoi 25-vjeçarja gjatë lidhjes telefonike në Pa Gjurmë.
25-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer edhe njëherë ngjarjen e rëndë ku bashkëshorti e ka dhunuar duke i hedhur qumësht të valuar në fytyrë. Ajo tregon se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës dy të natës, kur bashkëshorti i saj ka hyrë në dhomën e saj fshehurazi dhe i ka marrë nga portofoli paratë. Në momentin kur vajza ka ndezur dritën e celularit ai i ka hedhur në fytyrë qumështin e valuar.
"Ishte ora e 2 e gjysmë e natës. Unë isha te dhoma e gjumit me fëmijët në një krevat. E ndej që u mbyll dera e dhomës dhe fikën dritat dhe aty i tremba. Kur unë ndez dritën e telefonit ndez dritën për të shikuar. Sa ndez dritën ai ma hedh tenxheren syve. Ai më kapi dhe më gjuajti. Më kishte marrë pasaportën dhe lekë që i mbaja në çantë. Në momentin kur hapën derën e shkallëve ai hidhet nga dritarja dhe ikën. ", tregon 25-vjeçarja.
Keshtu eshte perfundimin kure veprohet vetem ne koken e vete..
PërgjigjuC rendesi ka i degjon apo si degjon prinderit?! Rendesi kane veprimet e cmendura te ketij njeriu qe duhet denuar maksimalisht!