Dogji makinën për të përfituar
sigurimet, e kallëzoi si grabitje

LEZHE - Një 38-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës pasi dogji qëllimisht makinën e tij duke bërë kallëzim të rremë sikur ishte grabitur nga persona të armatosur të cilët i kishin djegur më tej edhe automjetin. Andi Gjoka u vu në pranga në flagrancë rreth orës 01.00 pas mesnate. 38-vjeçari dogji qëllimisht automjetin e tij tip Benz Mercedez, kamionçinë me targë LE 0085 B me qëllim përfitimin e sigurimit të automjetit.
 
Më pas Gjoka ka bërë njoftim të rremë në polici se tre persona me dy motora të tipit Papaç me skafandra në kokë i kanë dalë përpara ku i kanë marrë 200 mijë lekë të vjetra, telefonin celular dhe i kanë djegur automjetin.
 
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Kallëzim i Rremë”, nenet 151 dhe 305 të Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa