Nuk ka ende një njoftim zyrtar se kur do të jetë seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Paraardhësja u mbajt të martën kur opozita organizoi një protestë të beftë para parlamentit.
Më tej u njoftua se nuk do të ketë seancë ditën e enjte. Kështu, opozita anuloi edhe protestën e saj për ditën e enjte, pasi sipas axhendës së planifikuar, protestat do të mbahen vetëm kur të ketë seanca. Por brenda Partisë Demokratike po qarkullon informacioni se seanca e radhës plenare do të mbahet ditën e martë.
Kështu, PD nuk ka vonuar dhe u ka shpërndarë përkrahësve të saj, direktivat për tu organizuar për protestë më 5 mars.
Edhe pse jashtë Kuvendit, me mandatet e 'djegura', PD duket se ka ende 'informatorët' e saj mbi atë se çfarë ndodh dhe çfarë diskutohet për jetën parlamentare. Në mesazhin e shpërndarëpër organizimin e protestës të martën, më 5 mars, thuhet se "porositë janë të njëjta si ato të planifikuara për në datën 28 shkurt (të enjten), që u anulua".
Të martën opozita protestoi para Parlamentit, në një tubim që u përshkallëzua në tension dhe përplasje, djegie gomash, hedhje kapsollësh e tymuesesh, si dhe në tentativa ër të thyer kordonin e policisë para Kuvendit, teksa brenda sallës mbahej seancë plenare nga deputetët e mazhorancës ku u votua ngritja e strukturave të rëndësishme të reformës në drejtësi, këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81%
-
Jo
12.7%
-
Akoma
6.2%
Vota total: 306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti dhe deputetja që do të donim në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 majit 2025
13 Mars, 17:22
-
Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës
13 Mars, 15:44
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH! EMRAT e përzgjedhur votohen të enjten
11 Mars, 14:54
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars, 10:50
-
Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Negociata me 5 kompani ndërkombëtare për prodhim armësh
10 Mars, 22:30
-
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
10 Mars, 09:10
-
Çfarë nuk u pa nga seanca/ Pikëtakimi i së enjtes: Në foltore me ‘këmbë e duar’, në karrige ‘përqafuar’ (FOTOT)
27 Shkurt, 12:50
-
Shqipëria në krah të Ukrainës/ Kuvendi dhe ambasada e Ukrainës përkujtojnë luftën 3-vjeçare, të ftuar personalitete të kulturës
24 Shkurt, 19:40
-
Konferenca për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, Spiropali: Objektiv anëtarësimi në BE brenda 2030, përgjegjshmëria dhe transparenca parësore për Kuvendin
19 Shkurt, 09:37
-
U shkarkuan në bllok, Kuvendi hap garën për këshillin e ri drejtues të RTSH (Me mandat të plotë)
18 Shkurt, 13:07
-
Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP-it me 73 vota
17 Shkurt, 21:04