Një 37-vjeçar në Vlorë i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia. Bledar Balliu kërkohej për zjarrin e vendosur ndaj mobilerisë ‘Aliko’, në lagjen “28 Nëntori”.

Më 13 janar, gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Balliun.

Në pamjet e kamerave të sigurisë të nëntorit 2025, shihej teksa 37-veçari i afrohet mobilerisë, thyen xhamin e derës me çekiç, zbraz një bidon me benzinë dhe i vë flakën katit të parë. Më pas, ai largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Flakët u vunë re nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë pronarin e biznesit, Eduart Aliko. Ky i fundit ka thënë se “nuk kishte konflikte”, ndërsa dëmet materiale arrinin vlerën e 3 milionë lekëve të reja.