Një sërë seancash gjyqësore janë shtyrë këtë javë në Gjykatën e Posaçme pasi gjyqtarja Engjëllushe Tahiri ndodhet prej disa ditësh në Dubai, ku është bllokuar për shkak të pezullimit të fluturimeve nga lufta në Lindjen e Mesme.

Ditën e sotme janë shtyrë 3 seanca, mes tyre edhe ajo e 'Plumbit të Artë'. Anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka tha se seanca radhës do të mbahet në datë 10 mars ora 10.00.

Tahiri është edhe kryetare e trupit gjykues në çështjen e Erion Veliajt, ndaj rrezikon që edhe seanca ndaj tij, e planifikuar për më 9 mars, të dështojë.  Report Tv mëson se Tahiri ndodhej në Dubai për arsye turistike.