Sarandë/ Dogji zyrën e noterit të arrestuar për tjetërsim pronash, Marjo Sinani rrëfen para hetuesve porositësin që e pagoi

Sarandë/ Dogji zyrën e noterit të arrestuar për tjetërsim pronash, Marjo Sinani rrëfen para hetuesve porositësin që e pagoi

Marjo Sinani dhe zyra e noterit Aleko Anagnosti

Sarandë - Marjo Sinani, i arrestuar nga policia si autor i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë ka rrëfyer përpara hetuesve emrin e personit që porositi dhe e pagoi për “punën” që do bënte. 

Marjo Sinani u arrestua mëngjesin e 7 qershorit dhe në cilësinë e provës materiale, atij i janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari për djegien e zyrës së noterit të arrestuar për tjetërism pronash. Policia nuk ka patur asnjë dyshim se Marjo Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur zyrën e noterit dhe policia e ka marrë në pyetje për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar. 

Dyshime ka patur edhe për porositësin e kesaj ngjarje dhe paralelisht për sigurimin e provave për Marjo Sinanin, forcat blu kanë siguruar dhe prova per porositësin e saj. 

Mbi bazën e këtyre provave te siguruara nga policia, Marjo Sinani kur është gjendur para hetuesve, nuk i ka mbetur tjetër vec të zbërthehet para grupit hetimor dhe ka pranuar të bashkëpunojë ne lidhje me këtë hetim, i cili është ndjekur në një dinamikë të shpejtë nga grupi hetimor. Ende nuk është arrestuar porositësi, por është identifikuar dhe që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur puna për kapjen e tij.

Djegia e zyrës noteriale erdhi 5 ditë pas arrestimit të Anagnostit, i cili është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë. Pasi dokumentet u dogjën, Prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit, ku policia u urdhërua që të ekzekutojë vendimin.

Në skemën e tjetërsimit të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi "gatuar" në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimit të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë.

Në krye të listës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga prokuroria. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezër, pronarë të një hoteli në Sarandë dhe që do të ndërtonin një të dytë në tokën shtetërore që përfituan përmes dokumenteve false. Vëllezërit Behar dhe Bedri Muçobega akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. 

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar te persona të tretë.

Kush është Marjo Sinani

Marjo Sinani, 41-vjeçari që mori pagesë për djegien e zyrës noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë rezulton i dënuar më parë, si dhe është përdorues i lëndëve të forta narkotike. Ai ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “Vjedhje në bashkëpunim”. Më pas, më 28 shkurt 2008, është vënë në pranga për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e Drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo.

Dy vite më vonë, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar pasi plagosi me thikë shtetasin S. Dike. Pas 6 vitesh, më 8 nëntor 2016, është arrestuar për vjedhjen e tre automjeteve, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat