Dogjën mandatet/ Kuvendi heq nga faqja zyrtare fotot e tyre, mban vetëm Hajdarin, Murrizin, Kokën dhe...Ndokën

Dogjën mandatet/ Kuvendi heq nga faqja zyrtare fotot e tyre, mban vetëm Hajdarin, Murrizin, Kokën dhe...Ndokën

Kuvendi i Shqiperise

Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka humbur kohë për të përditësuar strukturën e re të grupeve parlamentare pas vendimit të partive opozitare për të djegur mandatet. Në listën e deputetëve të Kuvendit shfaqen ata të Grupit Parlamentar të Partisë Soacialiste, dy deputetë të Partisë Demokratike, një nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kreu i PDK-së.

Në strukturën e Partisë Demokratike janë dy deputetët që nuk kanë firmosur dorëheqjen nga posti i tyre, Myslim Murrizi i cili doli hapur kundër kryedemkratit Basha dhe Rudina Hajdari e cila ende nuk ka marrë një vendim lidhur me mandatin  e saj. Nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbetur vetëm Lefter Koka i cili gjithashtu refuzoi dorëheqjen nga mandati.

Ajo që vihet re është fakti se edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i cili ende nuk e ka firmosur dorëheqjen pasi ndodhet jashtë vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali