'Doja të bëhesha qitësi i shekullit', vrau nënën, motrën dhe vëllanë! Dënim përjetë 19-vjeçarit, planifikonte sulm masiv në një shkollë në Angli

'Doja të bëhesha qitësi i shekullit', vrau nënën, motrën dhe vëllanë! Dënim përjetë 19-vjeçarit, planifikonte sulm masiv në një shkollë në Angli

Nicholas Prosper

Angli-Një adoleshent në Luton të Anglisë u dënua me burgim të përjetshëm, me një dënim minimal prej 49 vitesh, për vrasjen e familjarëve të tij.

Nicholas Prosper u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, 48-vjeçaren Juliana Falcon, vëllait të tij, Kyle Prosper, 16 vjeç dhe motrës 13-vjeçares Giselle Prosper.

Sipas mediave të huaja, teksa njoftoi dënimin, gjyqtari tha se fjalët “i pashpirt dhe brutal” janë të pamjaftueshme për të përshkruar tmerrin e momenteve të fundit që pësuan viktimat e tij.

Trupat e tyre u gjetën në banesën e tyre në Luton në shtator të vitit të kaluar. Policia beson se ai vrau familjen, kur nëna e tij gjeti një armë gjahu që kishte blerë duke përdorur një certifikatë false dhe u përball me të.

Nga ana tjetër, 19-vjeçari kishte planifikuar të kryente një sulm të shtëna masive në shkollën fillore katolike St Joseph, ku vëllezërit e tij kishin qenë nxënës. Ai pohoi para trupës gjykuese se donte të njihej si “qitësi më i famshëm në shkolla për shekullin e 21-të”.

Skema iu prish përfundimisht nga oficerët të cilët e panë atë në rrugë menjëherë pas vrasjeve dhe e arrestuan. Arma e mbushur u gjet e fshehur në shkurre aty pranë, së bashku me më shumë se 30 gëzhoja.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)