Dokle: PS do anulojë
koncensionet joligjore

Dokle: PS  do anulojë<br />koncensionet joligjore
Namik Dokle, anëtar i kryesisë së PS dhe nënkryetar i Kuvendit deklaroi në TV Planet se modeli Rama për qeverisjen ka mbetur më i miri, ndërkohë që modeli Basha është thjesht i abuzuesit me fondet por edhe për vrasjen e qytetarëve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Për çështjen e rrugës së Kombit dhe të rrugës së Arbrit…?
Zoti Rama jo më larg se një muaj më parë ka thënë se i vetmi segment që ka treguesit modern të një rruge është pjesa e sipërme e Rrugës së Kombit. Në rrugë ka pasur një korrupsion të jashtëzakonshëm dhe me ato para mund të ndërtohej edhe rruga e Arbrit. Dhe po aq e Kombit është rruga e Dibrës.

Por nuk kanë të njëjtën rëndësi…?
Po me paratë e abuzuara me rrugën e Kombit mund të ndërtohej ajo e Arbrit. Atij mikut nga Kalaja e Dodës unë do të përgjigjem dibrançe. Napoleon Bonaparti kishte një betejë përpara dhe thirri gjeneralin më të mirë duke i thënë: Do jesh në krye të luftës, por luftën do e bësh në bazë të ligjeve të shtetit, dhe në bazë të planit të masave që të kam vendosur unë përpara. Gjenerali e fitoi luftën duke bërë një plan krejt tjetër duke shkelur edhe planin e Bonapartit. Atëherë Napoleoni mblodhi gjithë ushtrinë dhe thirri gjeneralin: Ke fituar një betejë të jashtëzakonshme dhe për këtë të jap dekoratën më të lartë të shtetit të Francës. Kam edhe një gjë tjetër: Ke shkelur ligjin e shtetit, sepse nuk zbatove planin e masave që ishte vendosur, dhe për këtë kanë humbur jetën gjashtë mijë francezë dhe për këtë do të dënohesh me vdekje.
Kjo është ajo që kemi thënë. Sepse të abuzosh me emrin e Kombit është e rëndë.

Jeni përdorur nga krimi ndonjëherë në detyrën tuaj si politikan?
Absolutiusht jo. Ftoj ata të cilët bëjnë akuza të tilla që të shikojnë sesi jetojmë në familje dhe të shohin çdo gjë në veprimet e Namik Dokles. Sepse unë më të shtrenjtën në jetën time kam ndershmërinë dhe dinjitetin.

Ju shpesh thoni për modelin e Ramës. Por duket se kjo përfundoi në mandatin e tretë?
Rama edhe pas shumë vitesh do ngelet si model i qeverisjes së Tiranës. Mandati i parë, i dytë, ishin shumë të suksesshëm. Në mandatin e tretë të Edi Ramës, ka një gjë për të thënë: Mbeti model sesi nuk duhet të sillet një qeveri me pushtetin vendor. Qeveria u soll në mënyrë kriminale, duke e penguar në çdo hap bashkinë e Tiranës.

Po zoti Dokle, po na e la sheshin qendror të Tiranës si pilaf aty…
Të ndërtohet një shesh që t'i qëndrojë kohës, është një investim kolosal. Dhe ju keni parë dhe nuk dini sa punë e madhe është bërë. Dhe ai shesh sot është mbuluar me dhe, por nesër ne do të kthehemi. Ju jeni të kënaqur se mendoni për pak vjet. Ai ishte fillimi i një vepre të rëndësishme. Po ti marrësh në sipërfaqe gjërat ashtu të duket. Ai shesh, nuk është shesh, por është një kopsht i lulëzuar. Nëse doni rrimë të kopshtet, rrimë, por shesh nuk kemi.

Pasuria e politikanëve dhe pasuria publike?
Duhet të dini që pasuria e një politikani është e dëmshme, por loja që është bërë me pronat e shtetit është e tmerrshme. Dhe ne kemi deklaruar që koncesionet që janë dhënë në mënyrë të paligjshme me të gjitha strategjitë e Berishës, dhe që kanë shkelur ligjin do të anulohen. Janë dhënë koncensione për HEC duke shkelur ligjet dhe kulmi i kulmeve 300 km2 të sheltit continental që u shitën nga kjo qeveri dhe po të mos ishte grupi i PS që ta çonte në gjykatën kushtetuese dhe këtu vlerësoj dhe vendimin e tyre pra gjyqtarëve, ajo pjesë e pasurisë kombëtare sot do të ishte shitur në një shtet tjetër. Ndaj PS do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën ashtu sikurse i kërkoi fort në opozitë, ashtu do ta bëjë edhe në maxhorancë.

Si e konsideroni deklaratën e Berishës se Gazmend Oketa iku nga PD, si ikja e Namik Dokles?
Janë shakatë e zotit Berisha pë të tërhequr vëmendjen. Sepse realisht unë e shpjegova më sipër nuk ka asnjë lidhje, dhe Berisha thjesht abuzon. Ndërsa Oketa është krejt tjetër rast dhe nuk ka asnjë ngjashmëri.

Për zgjedhjen e Presidentit si do veproni?
Shqiptarët kërkojnë një Shqipëri evropiane, dhe duhet një president evropian, nga pikëpamja e procesit. Sot dha dorëheqjen presidenti i Hungarisë sepse në '92 ka kopjuar doktoraturën. Eshtë e turpshme që e ka bërë këtë, por është e respektueshme dorëheqja. Dhe unë mund të sjellë shembuj ministrash që kanë dhënë dorëheqjen edhe për gjëra më të vogla se kaq. Dhe ndërkohë ministri i Brendshëm që vrau katër qytetarë në bulevard…

Po nuk i vrau Lulzim Basha…
Ekspertiza e FBI vërteton një gjë të rëndësishme. Pyetja që bëhet edhe në qarqet diplomatike është si ka mundësi që u vranë ashtu. Dhe i vranë institucionet e shtetit. Unë dhashë dorëheqjen në 2002 dhe në 2003 isha në Uashington. Takova atje dy miq dhe i pari më tha: të përgëzoj për aktin që bëre. Tjetri tha "unë nuk të përgëzoj". Ai tha se është akt qytetar, bashkëbiseduesi tha se nuk e përgëzoj se ky është shembull i mirë, por është një pikë në shkretëtirë. Për të forcuar demokracinë, do të përpiqemi të kemi sa më shumë shembuj të tillë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj