Fyle, takoi Berishën, Ramën dhe Nishanin. Përse erdhi...?
Kjo është tema e ditës, që s’ka filluar sot. Do kthehesha në kohë për të kujtuar mesazhin e shkëlqyer të sekretares amerikanet të shtetit Klinton në Kuvend, që u fokusuar në tre çështje: zgjedhje të ndershme, luftë kundër korrupsionit e reforma integruese. Pra që në atë kohë politika e BE dhe SHBA është në një linjë. Ndaj ardhja e Fule është një ngjarje dhe theksi që vuri në zgjedhjet e lira e reformat integruse e kundër korrupsioinit, janë elementët bazë që duhet të arrijmë.
Fyle s’dha asnjë deklaratë, dhe nga zyrat respektive pati tekst të shkurtër, asgjë për 3 ligjet. Çfarë diskutoi me Ramën?
Fyle ka qënë i qartë, pavarësisht lakonisë, qoftë në Tëitter qoftë dhe nga materiali i përfaqëssisë së BE. Kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme dhe se ka ardhur momenti që Shqipëria të bëjë zgjedhje, të mos diskutohet më për zgjedhje të parregullta.
Rëndësi ka që këto zgjedhje po i merr BE. Më parë janë involvuar dhe OSBE dhe KE. Shqipëria është anëtare e KE që më 1996 dhe ende që nga viti 1988 nuk është hequr nga monotorimi, i cili bëhet për zgjedhje të lira, pavarësi të institucioneve dhe luftë kundër korrupsionit. Fyle tha: Zgjedhjet janë një test kyq. Më qartë nuk ka si të thuhet. Të gjitha elementët e tjerë, reforma, lufta kundër korrupsioni etj., janë një formë, por marrin një zgjidhje vetëm pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Nuk u diskutua për tre ligjet...?
Tre ligjet, një refren i fryrë në mënyrë të stërtepruar nga PD e propaganda e saj. S’ka tre ligje, vetëm një për Gjykatën e Lartë, ligji për nëpunësit civil s’ekzistonte, sepse PD nuk e ka sjellë në Kuvend, tjetra është reforma parlamentare. Fyle tregoi se cilat janë prioritetet që duhet të ndjekë politika shqiptare për t’u integruar në BE: Zgjedhje, zgjedhje dhe reforma, që arrihen me konsensusin e politikës shqiptare. S’është punë sekondash siç thotë Topalli. Marrim Fierin, përveç detyrimin për të zbatuar vendimin e gjykatave, ka të bëjë dhe më një fakt shumë tragjik, ka dy vjet që nuk është mbyllur procesi i zgjedhjeve. Janë marrë disa vendime të formës të prerë në favor të PS. Ndaj Fylenë e kuptova saktë, se Shqipëria ka shansin e fundit me zgjedhjet e 23 qershorit.
Po Rama çfarë kërkoi konkretisht...?
Kryetari i PS Edi Rama i kërkoi rritjen e rolit të BE në monitorimin e zgjedhjeve. Meqenëse janë test kyq, do të jetë rol shumë i fuqishëm i BE në këto zgjedhje parlamentare.
Trysnia mbi KQZ për ndarjen e mandateve...?
Kemi kërkuar për ndarjen e mandateve zbatimin e Kodit. Anëtarët tanë në KQZ kanë kërkuar informacion, madje meqënëse na u mohua kërkuam dhe komision hetimor për lëvizjet e popullsisë për të gjetur saktësisht informacion e nevojshëm e për të bërë vendimin e KQZ. Kjo nuk u dha. Në 22 vite s’ka ndodhur kurrë ajo që ndodhi me ndarjen e mandateve: Kuvendi vihet në lëvizje nga sekretarja e KQZ, që i ka dërguar letër homologut të saj në Kuvend. Topalli nuk guxoi ta firmoste këtë shkelje kësaj radhe. Nuk kalon asnjë dokument në Kuvend pa firmën e kryetares. Kjo kaloi pa firmën e Topallit. Eshtë si të vijë dekreti i Presidentit për anëtarët e Kushtetueses në Kuvend, me firmën e Sekretari i Përgjithshëm, Bardh Spahia apo dhe një vendim qeverie, jo me firmën e Berishës, por nga sekretari i përgjithshëm i tij.
Ju demton kjo ndarje...?
S’kemi ndiskutuar këtë. Por s’munden që rezultatet e 2013 të bazohen mbi ato të 2009, pasi ne jemi rritur. S’kemi bërë llogari elektorale, por zbatimin e ligjit. Sali Berisha ka dy lepuj në bark që mundohet të gjejë presjet dhjetore, që aty ku e ka çuar Shqipërinë s’mund ti gjejë. Në çdo lloj ndarjeje apo manovre ne do fitojmë. Pasi Berisha për gjithçka po na kopjon. Eshtë vënë në ngushticë të madhe, drejton qeverinë më të korruptuar në Evropë, që shkel ligjin, fut në kthetra Kuvendin e sistemin gjyqësor e bërtet për tre ligje. Shqipërisë i mungojnë tre pushtete.
Çfarë nuk shkon tjetër në këto zgjedhje dhe ia ngritët Fylesë...?
Evropianët e dinë se çfarë bëhet në KQZ, Kolegj, që zbatojnë urdhërin dhe jo ligjin, kështu dhe me regjistrimine popullsisë, që janë elementë të njohur. Një pjesë i kemi zgjidhur me Kod. Me listat në Kod kemi të drejtë të kontrollojmë. Ka disa shqetësime, vonesa, që nuk mund të themi se janë të qëllimshme. Në vijim do shohim tendencat për manipulim që ne s’do e lejojmë. Elektronika s’po lëviz, që nesër të mos themi se jemi vonë dhe nuk e bëjmë dot. Por ne po marrim të gjitha masat për të mos u prekur vota.
Mori përsipër Fyle negoiciim apo që të jetë garant...?
Fyle ëhstë një politikan serioz, përfaqëson një organizëm serioz dhe tha ato që duhet të thuhen. Kush ka veshë të dëgjojë këmbanën e BE: Zgjedhjet e lira e të ndershme hapin rrugën për integrimin.
Dhe përsa i përket qeverisjeve dhe mentaliteteve, s’mund të krahasohet mentaliteti qeverisës i PD me atë të PS. Ne njohim ligjin, Kushtetutën, konsensusin, tek PD nuk bëhet fjalë.
Janë ndërtuar strukturat e PS për zgjedhjet, Berisha e bëri...?
Ne kemi një vit që i kemi caktuar drejtuesit politikë në çdo qark. Në Berat jam unë, Blushi në Elbasan, Kodheli në Shkodër, Bushati në Pukë, Cani në Diber, Klosi në Durrës etj.
Po listat e kandidatëve...?
Ne jemi drejtuesit politik, listat janë një fazë tjetër. Ajo projektohet, por ende s’kemi marrë vendimet përkatëse. Por ne kemi grupin e strategjisë së komunikimit, organizative, të programit të ngritur. Ndaj ne jemi shumë muaj para Berishës.
Po programi...?
Kemi thënë se do pesëfishojmë investimet në bujqësi. Berisha ka trefishuar çmimet e plehrave kimike, naftës etj. Berisha flet për arrore e çmimi i ullijve është ulur. Nga mesi i shkurtit, event kombëtar për të diskutuar drejtimet kryesore pas propozimeve që i kanë ardhur PS për të bërë një program të qartë kombëtar.
Ju s’keni marrë borxh...?
Ne kemi marrë borxh për të ndërtuar, sepse e rrafshoi gjithçka Berisha më 1997. Më 1999 përballuam krizën e Kosovës, Shqipëria ha një kontribut të jashtëzakonshëm, me aleatët. Ndaj s’mund të bëjmë krahasime me sot kur Berisha nis rrugë, ende nuk i ka mbaruar, ku ka miliona euro që s’ka paguar për ndërtuesit. Janë 150 milionë euro të listave të borxheve, ku njerëzit lindin, rriten, martohen e vdesim me borxh. Berisha jo vetem shtoi listat, por futi dhe ilaçet në listat e borxheve, eko-t në lista etj, çmimet e të cilave janë trefishuar.
(sg/shqiptarja.com)