Doko: Koncerti më 23 shkurt,
ofron muzikë të rrallë klasike

Doko: Koncerti më 23 shkurt,<br />ofron muzikë të rrallë klasike<br>
TKOB rikthen “Opera Soul”-Teatri i Operës dhe Baletit rikthen ciklin e koncerteve solistike e recitale, Opera Soul. Formacionet e vogla orkestrale, shoqëruar shpesh me korin, solistët apo balerinët dhurojnë të tillë tinguj. Koncerti i parë do të nisë mbrëmjen e 23 shkurtit me orkestrën e dhomës së TKOB. Formacioni i harqeve do të ngjitet në skenë nën drejtimin e dirigjentit Edmond Doko.

Doko rrëfen se “koncerte të tilla edhe pse në një skenë të vogël e jo shumë e përshtatshme nga ana muzikore, i afrojnë qytetarët me një lloj muzike klasike që nuk e gjen shpesh në eventet e mëdha.”

Publiku ka mundësi që këtë cikël koncertesh ta ndjekë pa pagesë në sallën Onufri të Muzeut Historik Kombëtar. Ky është sezoni dytë i një cikli koncertesh e që pritet ashtu sikurse edhe një vit më parë që të rrugëtojnë formacionet orkestrale edhe në skenat e rretheve. Kalendari i kësaj kolone është prezantuar e koncerti i dytë do ët jetë ai i korit në 9 mars.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi