'Doktoresha e mamit e futbollisti i babit!' Prindër mos i rrisni fëmijët me ëndrrat e parealizuara! Ja kur mund t'i lini fëmijët vetëm në shtëpi

Tirane- Të vetëm në shtëpi? Ndërsa jeta bëhet gjithnjë e më frenetike prindërit çdo ditë e më shumë përballen mes impenjimit për të punuar për të siguruar të ardhura e jo vetëm por dhe prindërimit.

Në një interviste me skype me emisionin "Sot Live në Shqipëri' në Report Tv sociologia Ilirjeta Metushi vë theksin tek koha e kaluar me fëmijët në shtëpi me qëllim që ata ta dinë se ju i qëndroni pranë.

Madje ajo sugjeron që prindërit të mos presin fëmijët por të jenë vetë prindërit të ulen shpesh me ta të flasin për problematikat emocionale që fëmijët kanë.

Prindërit duhet të ulen të bisedojnë të paktën 1 orë në ditë me fëmijët.  Me keqardhje e them që prindërit nuk konsumojnë biseda cilësore me fëmijët e tyre. Kulturalisht prindërit shqiptarë presin që fëmija të shkojë tek ata për të shprehur një problematikë apo emocion por duhet të jetë e kundërta. Nëse fëmija vjen tek ju 1 herë ju duhet të shkoni 5 herë 10 herë. Sepse në fund të ditës fëmija ka më shumë nevojë për mbështetje emocionale.

Fëmijët nga mosha 1 – 9 vjeç janë më të prirur për tu ekspozuar drejt sfidave të jetës, pasi aftësitë e tyre konjutive nuk janë të zhvilluara në nivelin që duhen dhe prindërit duhet të ndërhyjnë.

Një tjetër shqetësim që sociologia ngre është fakti se po rrisim fëmijë të cilët po i ekspozojmë përballë traumave apo ëndrrave tona të parealizuara. I bëjnë fëmijët peng të ëndrrave të parealizuara. Këto janë aspakt të shëndetshme për shëndetin mendor”

Socilogia vë theksin tek mungesa e komunikimit cilësor dhe i hapur me fëmijët.

“Kemi dëgjuar që thonë pse fëmija im reagon në këtë mënyrë pasi ia kam plotësuar të gjitha. Kjo shprehje nuk vlen fare pasi nga ana monetare mund ti kesh dhënë çdo gjë por emocionalisht jo. Prandaj së pari prindërit duhet të punojnë me veten njëherë, të trajtojnë traumat e tyre e më pas të merren me fëmijë” thekson ajo

Po kur mund ti lëmë fëmijët vetëm në shtëpi?

Fëmijët mund të qëndrojnë të vetëm në banesë për disa orë kur aftësitë konjuktive e njohëse janë të zhvillura. Arrijnë të kuptojnë kur një rrezik i caktuar i kanoset. Duhet të ulen e të flasin. Por para moshës 11 -12 vjeç nuk e sugjeroj.

Sociologia Ilirjeta Metushi tregon se janë dhe filma vizatimorë që edukojnë fëmijët për të pasur kujdes dhe si duhet të sillen në rastet kur ka rreziqe.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë