Doktori kontravers: Yndyrat mbrojnë
shëndetin. Ja produkti që na shëndosh

Doktori kontravers: Yndyrat mbrojnë<br />shëndetin. Ja produkti që na shëndosh
Kemi dëgjuar pafund që yndyrat janë të dëmshme për shëndetin, sepse mbyllin arteriet, shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, shkaktojnë shëndoshjen, etj.

Mirëpo, kardiologu britanik Asim Malhotra, konstaton pikërisht të kundërtën.

Hulumtimet e reja tregojnë që armiku numër një i trupit tuaj është sheqeri.

Dr. Malhotra konstaton që prodhimet me shumë yndyrë janë të mira për shëndetin dhe ekzistojnë dëshmi të shumta të cilat tregojnë që yndyrat jo vetëm që nuk shkaktojnë probleme të zemrës, por ushqimi i cili përmban prodhimet e qumështit me shumë yndyra mbron nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.

Mjeku kontravers inkurajon pacientët e tij që të hanë yndyra, por t’i shmangen ushqimeve të shpejta.

“I këshilloj që të hanë prodhime dhe artikuj të cilat përmbajnë yndyra të ngopura. Kur u them që të refuzojnë gjithë ato që gjoja ulin kolesterolin, më shohin me habi”, thotë kardiologu.

Gjithashtu, doktori sqaron se të gjitha prodhimet të cilat gjoja ulin kolesterolin, shtojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe thotë që yndyrat nuk janë fajtori (kryesor) për shëndoshje.

Eksperti suedez, dr. Andreas Enfeld, i cili ka shpikur programin e ushqimit me më pak hidrokarbure por me më shumë yndyra, thekson që shumica mendojnë që regjimi i tij i ushqimit është “bombë me sahat”, mirëpo derisa gjithandej në botë ka njerëz gjithnjë e më të shëndoshë, është fakt që në Suedi numri i njerëzve me peshë të tepërt trupore gradualisht po zvogëlohet.

Gjithashtu dy studimet të cilat janë bërë në 2014, nga  “Lidhja e Studimeve Mjekësore e Universitetit të Kembrixhit”, ka treguar që yndyrat e ngopura nga prodhimet qumështore, nëse konsumohen me masë, ulin rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike