Doku, shqiptari që shfrytëzonte
mbi 70 prostituta në Itali

Gani Doku, i ekstraduar pak ditë më parë (19 qershor) në Itali i akuzuar për "Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni" cilësohet nga mediet e vendit fqinj si lider i një grupi kriminal që shfrytëzon 70 prostituta.

Doku, i lindur në Burrel në vitin 1967 u arrestua në mars kuadër të Operacionit Ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, ka prostituar femra jo vetëm nga Rumania dhe Shqipëria, por dhe nga Gjermania dhe Belgjika.

Aktivitetin Doku e kishte shtrish në disa provinca në Itali, ku ai madje bënte dhe punë sezonale duke dërguar femra gjatë muajve të verës në vende të populluara në bregdet.
Pas arrestimit të Hyqmet Domit në operacionin “Alba Nostra”, Doku zëvendësoi atë duke marrë në drejtim grupin. Domi u arratis pasi ishte në arrest shtëpie dhe tani është ende në kërkim.

prostitutaZbulimi i grupin shqiptaro-rumuno të drejtuar nga dy shqiptarët erdhi pas vrasjes së një vajze nga Rumania në vitin 2012 që shfrytëzohej si prostitutë. Kjo vrasje futi në “krizë” grupin ku disa anëtarë u larguan nga Itali.

Arrestimi i Gani Dokut erdhi pasi Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit “ALBA NOSTRA 2”, që u shtri në disa shtete u arrestuan në total rreth 40 shtetas.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën