DokuFest, filmat nga rajoni
vlerësohen si më të mirët

DokuFest, filmat nga rajoni<br />vlerësohen si më të mirët
Dje u mbajt konferenca e katërt në kuadër të edicionit të XIII të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër "DokuFest".  Në konferencë morrën pjesë: Lois Patinho – regjisor i filmit Coast of Death në garën e dokumentarëve ndërkombëtarë; Ana Nedeljkovic dhe Nikola Majdak – regjisore e filmit Rabbitland në garën e filmave të shkurtër dhe tutorë në punëtorinë e DokuKids dhe Dijana Mladenovic – regjisore e filmit Threshholds në garën e filmave të shkurtër. 

Në konferencë është folur për filmat që vijnë nga regjioni që ende po përballet me traumat e pasluftës, dhe për këtë kanë folur Ana Nedeljkovic dhe Nikola Majdak nga Serbia, të cilët në DokuFest përpos angazhimit në punëtorinë DokuKids, janë edhe në pjesë e garës së filmave të shkurtër me filmin "Rabbitland".  Ata kanë thënë se ky film e pasqyron shumë mirë krejt realitetin e demokracisë në Ballkan. "Ka qenë një film metaforë të cilën ne kemi dashur ta bëjmë për të treguar në një formë tjetër atë se çfarë e shohim të na ndodh çdo dit", ka thënë Ndeljkovic përderisa kolegu i saj Majdak ka treguar më shumë për punën që po e bëjnë në DokuKids. "Është diçka e mrekullueshme që po ndodh aty dhe në fund të Festivalit do të merret vesh se çka është kjo mrekulli sepse do të shfaqen filmat e krijuar gjatë kësaj punëtorie", tha Majdak.  

Ndërsa regjisorja kroate Dijana Mladenovic po në këtë program ka ardhur me filmin e saj "Threshholds". Ajo ka përshtypjen që Ballkani ende nuk e njeh mirë vetën e as nuk është përballur me historinë e vet. Në film flitet se nga 1991 deri më 1994, gjatë luftës në Kroaci, qeveria e re kroate i dëboi me forcë më shumë se 5 mijë qytetarë jo-kroat, kryesisht serbë, nga banesat e tyre dhe sesi shumica prej familjeve të dëbuara nuk ishin në gjendje t'i rikthenin shtëpitë e tyre dhe disa prej tyre akoma po përpiqen të rikonfirmojnë të drejtat e tyre përmes procedurave ligjore.

"Ky është një film për guximin qytetar dhe shumicën pasive", tha Mladenovic.   Në konferencë është prezantuar edhe filmi i spanjollit Lois Patino "Coast of Death" që është edhe emri i një vendi të quajtur "Cost da Morte" në veri-perëndim të Galicias në Spanjë që konsiderohej si fundi i botës gjatë periudhës romake. "Unë thjesht jam duke bërë qejf këtu dhe më pëlqen jashtëzakonisht shumë sepse i gjithë qyteti është i përfshirë në festival", tha Patino.    


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim