DokuFest-i Shqipëria jep 10
mijë € për festivalin

TIRANE- Dokufest-i, festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe atij të shkurtër, që është organizuar çdo vit në Prizren këtë vit është organizuar në bashkëpunim me Tiranën. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka deklaruar se ministria jonë ka kontribuar me rreth 10 mijë euro për DokuFest-in. Ajo tha se: “Mbështetja e DokuFest përputhet plotësisht me politikën e MK së Shqipërisë për të krijuar një urë komunikimi kulturor pakufi dhe pa barriera. Ne kemi gjetur tek DokuFesti modelin e shkëlqyer sesi mund të ndërthuret arti me edukimin”.

Organizatorët nga Kosova; drejtori artistik Veton Nurkollari dhe Eroll Billibani kanë prezantuar programin e edicionit të 13-të të DokuFest, ku do të shfaqen 237 filma nga 56 vende, në 6 programe garuese. DokuFest sjell edhe programin muzikor DokuNights, ku këtë vit do të ngjiten në skenë shumë artistë e DJ të njohur. 

SHBA do të prezantohet me 30 filma, përfshirë shfaqjen e disa dokumentarëve klasikë, si Harlan County USA nga Barbara Kopple; Hoop Dreams nga Steve James dhe Hearts and Mindsnga Peter Davis. Po ashtu festivali sjell edhe programin DokuPhoto që do të hapet sot më 15 gusht dhe do të sjell fotografin e njohur Donald Weber. DokuFest do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren, Kosovë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti