TIRANE- Kanë kaluar tre ditë nga hapja e festivalit DokuFest,i cili po mbahet në Prizren. Në këtë festival deri më tani janë shfaqur rreth 34 filma. Gjatë ditës së djeshme u shfaqën edhe 6 filma të kategorive Internacional Dox- Short, internacional Shorts, Green Dox, Ballkan Dox dhe Human Rights Dox. Festivali ka nisur me një protestë të artistëve të Kosovës kundër privatizimit të kinemasë Lumbardhi të Prizrenit, e cila është përkrahur edhe nga drejtori i programit artistik DokuFest, Veton Nurkollari.