TIRANE- Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar, “DokuFest”, i cili nisi më 16 gusht në Prizren të Kosovës përfundoi (ditën e diel, më 24 gusht) me vlerësime të larta nga pjesëmarrësit, por edhe nga mediat e rajonit dhe ato ndërkombëtare. Ky festival u mbështet edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, ndërsa vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi mbështetjes që i dha, i pranishëm në finale, ka premtuar në emër të dy qeverive të Shqipërisë e të Kosovës një përkrahje më të madhe në të ardhmen.