Dokument i 1830: Kënga e rrallë e
marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre
Në librin me titull “Le Chansonnier des grâces: avec la musique gravée des airs nouveau”, botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellë në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).
Në librin me titull “Le Chansonnier des grâces: avec la musique gravée des airs nouveau”, botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellë në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).
Këto vargje janë thurur asokohe për gratë ilire, të cilat prisnin në breg kthimin e marinarëve të tyre. Lundrimi i trimave ilirë ka qenë disi i vështirë për shkak të pengesave të ndryshme, megjithatë ata nuk janë dekurajuar.
Madje, tingujt e kësaj kënge për bukuroshet e tyre kanë qenë motivues për të kapërcyer çdo vështirësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim këngën e plotë, sjellë ekskluzivisht në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
Hëna shkëlqen dhe rrëshqet në mesin e yjeve,
Gjiri reflekton kaltërsinë e qiellit të kthjellët;
Dhe flladi i mbrëmjes, i butë në ballin e marinarit,
Nuk fryn më mbi velat tona li të bardhë.
Pisombo! Pisombo! *
Le të përkulemi duke kënduar, dhe rremi i gjatë
Të ngrihet hijshëm e të zbresë me ritme të barabarta !
Harmonia e muzgut të tij është bukuria e ujërave.
Të nanurisemi e ta çajmë shkumën me tehun e tij !
Pisombo! Pisombo!
Të lundrojmë në vallen e gëzueshme të vajzave nga Raguza,
Me gërshetat e gjata, lëkurën e bardhë dhe syrin e zi;
I dëgjoj këngët e tyre larg në qetësinë e mbrëmjes;
Por një vonesë e paparashikuar na pengon nga dashuria e tyre.
Pisombo! Pisombo!
Ta sigurojmë të dashurën tonë të ulur në plazh;
Se kënga jonë, duke njoftuar kthimin,
Shtrihet mbi valët ku mbretëron një gjysëm-ditë
E ky refren i ëmbël të fluturojë deri në breg!
Pisombo! Pisombo!
*Marinarët ilirë përsërisnin këtë fjalë kur këndonin gjatë lundrimit me qëllim për të akorduar lëvizjet e tyre.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.9%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua
29 Nëntor, 20:15
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37