Dokumentari “Skënderbeu” në
kuadër të 545 vjetorit të vdekjes

Dokumentari “Skënderbeu” në <br />kuadër të 545 vjetorit të vdekjes
TIRANË - Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes shfaq sot dokumentarin “Skënderbeu”, në kuadër të 545 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.
Në dokumentarin e regjisorit Vladimir Prifti janë aktorët Sokol Angjeli, Roza Anagnosti dhe Fatos Sela, por dhe historianët Luan Malltezi, Pëllumb Xhufi, Pranvera Bogdani dhe Moikom Zeqo.

Pjesa e parë "Principata e Kastriotëve" përfshin origjinën e Kastriotëve, rininë e Skëndërbeut, të atin e tij e deri në rrethimin e Krujës, ndërsa pjesa e dytë "Shteti dhe Simbolet" trajton krijimin e shtetit të pavarur të Skëndërbeut. Subjekti është mbështetur në veprën e Kristo Frashërit "Skëndërbeu", ndërkohë që xhirimet janë bërë në Krujë, por edhe jashtë Shqipërisë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i figurës historike të Heroit tonë Kombëtar si shtetar dhe ushtarak dhe rëndësia e periudhës së Skënderbeut në historinë moderne të shtetit shqiptar.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq më 17 Janar 1468 në Lezhë.

(atsh/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz