Dokumentari për Agollin zbulon 
lidhjet me të birin e ish-gruas ruse

Dokumentari për Agollin zbulon <br />lidhjet me të birin e ish-gruas ruse
Festimet e 85-vjetorit te lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli kanë nisur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë këtë paradite me një Konferencë Jubilare.

Dritëro Agolli në gjendje jo të mirë shëndetësore, nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, por ka dërguar një përshëndetje me video.
 
Akademikë nga Shqipëria dhe Kosova kanë folur për jetën dhe krijimtarinë e Dritëro Agolllit. Vetë Kryetari i akademisë shkencave Myzafar Korkuti, studiuesi nga Kosova  Ali Aliu, Floresha Dado, studiuesi  Aleksandër Zoto, e më gjerë kanë diskutuar vlerat universale të veprave.
 
Ndërsa pas diskutimeve regjisori i njohur Ilia Tërpini ka një dokumentar që pasqyron jetën dhe veprën e shkrimtarit që kur ishte student në Shën Petërburg. Nuk mungon në këtë dokumentar si personazh edhe djali i Dritëro Agollit, Arjani, qe e ka nga martesa  e parë me një ruse. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët