ATHINE - Eshte shokuar opinioni botëror nga një videodokumentar i transmetuar nga kanali televiziv anglez, Channel 4 ku kandidati i partisë ekstreme të djathtë, Agimi i Artë, Plomaritis kërcënon dhe fyen emigrantët. Ai i përkufizon “primitivë, njerëz të egër, ndotës, njerëz kot që hanë pinë ujin tonë” duke arritur deri aty sa të thotë “jemi gati t'i djegim në furrë”

Imazhet dhe frazat shokuese janë pjesë e dokumentarit të realizuar nga regjisori grek, Konstandinou Georgousi.

Detajet shokuese janë pjesë e një muaji fushatë elektorale që ka shoqëruar anëtarët Agimit të Artë vitin e kaluar dhe që u transmetuan të martën nga kanali televiziv anglez Channel 4.

Kandidati i partisë neonaziste Plomaritis i drejohej me fraza hitleriane, kërcënime dhe ofendime emigrantëve pakistanezë dhe afganë.
“Do bëjmë sapun me ekstrakomunitarët që janë në tokën greke. Jemi gati ti djegim në furrë.”

Në imazhe dëgjohet program i partisë që drejtohet nga Nikolas Mikalioliakos ku thuhet se kriza ekonomike është shkak i tre milionë të huajve prezent në Greqi që duhet të dëbohen menjëherë për ti lejuar grekët të kenë një punë dhe më shumë shërbime nga shteti.
Nikolas Mikalioliakos i përkufizon “ Njerëz të kotë që pijnë ujin tonë, hanë bukën tonë dhe thithin oksigjenin tonë” dhe më pas i etiketon “primitivë, njerëz të egër dhe të shpifur".

(sg/shqiptarja.com)