Të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe ndihmësit ligjorë të cilët duan të marrin informacion për kontrollin e tyre nga komisioni i Vettingut duhet të paguiajnë për këtë shërbhim.

Report Tv ka siguruar vendimin e komisionit të pavarur të kualifikimit i cili të premten më 16 shkurt 2018 ka miratuar tarifat që duhet të paguajnë subjektet e interesuara. Deri në 10 fletë format A4 për subjektet do të ofrohet dhënie informacioni pa pagesë, ndërsa mbi këtë sasi pagesa nis nga dy lekë për fletë deri në 4 lekë për formatin A3.

Ndalur tek materialet të cilat kërkohen me CD komisioni i Vettingut ka vendosur tarifën 60 lekë për dokumentet që jepen për subjektet. 
tarifat

vendimi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com