Rreth këtij fakti interesant mësojmë nga një dokument i Akivës së Shtetit, shkresë rezervate me nr 3231 te dates 12 shtator 1940, e cila i është drejtuar Ministris se Financave të asaj periudhe. Shkresa është një kopje e raportit të dërguar Prokuroris së Shtetit të Tiranes nga Arma e Karabinierëve Mbretnorë të grupit të Durrësit. Kjo shkresë hedh drite të re mbi figurën e Verlacit, që në ditët me të vështira të vëndit, sic ishte pushtimi, hedh në gjyq pa meshirë shkelësit e ligjit. Ky lartësim, sic e theksuam, bëhet në kontrast me masakrën që është bërë në këto vite në pronat e shqiptarëve dhe të vetë shtetit…
Dhe vevcanërisht në Durrës. Duke lexuar shënimin e shkresës përcjellëse të Shefqet Verlacit çdo koment tjeter është i kotë. Shkresa që mban firmen dhe vulën e tij, sipas aktit shoqërues: “Bën fjale mbi shitjen e tokave prej Bashkis së Durresit, e cila na asht paraqitë me shkresen Nr. 217 /20 date 17 Gusht 1940-XVIII të Komandës eprore të Karabiniervet Mbretnore”.
Shkresa bën me dije se bashkëngjitur me këtë raport iu dërgohen edhe kopjet e dy listave të personave që kanë blemë tokë prej Bashkisë në fjalë.
Shkresa sqaron se “tokat e shituna janë Shtetnore e jo Bashkiake, mbasi ato i ka pasur ne dorë Financa, e tue qenë kështu shitja e tyre mund tu bante vetëm prej asaj Ministrije dhe në mbeshtetje të një Dekreti autorizues. Edhe sikur të ishin të Bashkisë, vijon shkresa , kjo nuk mund ti shiste pa nji te tillë dekret”.
Dokument tregon se Shefqet Verlacit i ka bërë përshtypje edhe çmimi i ulët me të cilin janë shitur këto toka. Për këtë ai ka relatuar në shkresën percjellëse: “Shtojme veçanërisht se, nga cmimi shumë i ulët i shitjes si dhe nga mënyra e ndamjes s’ atyne tokave , nepet m’u kuptue se abuzimi asht ne shesh për shitesin dhe se janë kompleks edhe blerësit-që shumica jane nepunesa e funksionare te Shtetit-të cilët e kanë dijtë këtë dhe kanë bamë blemje jashtë ligjit e në formë grabitje ”.
Kryeministri Shefqet Vërlaci është kategorik në dënimin e këtij akti dhe për këtë i drejtohet Ministrisë së Financave, që sipas tij ka nën juridiksion shitjet e autorizuarar të tokave dhe e autorizon atë për tju drejtuar gjyqit për prishjen e akteve të shitjeve të këtyre tokave. Ai shkruan: “Pra autorizohet ajo ministri me i-u drejtue Gjyqit, tue kerkue prishjen e akteve të shitblerjeve si dhe denimin penalisht te shitesit dhe te blerësve“.
Për këtë Vërlaci porosit: “ Me qënë se me këtë çashtje asht bamë nji skandal, ti nepet kësaj nji randësi e posacme”.
Shkresa e Shefqet Verlacit është e shoqëruar edhe me vendimet perkatëse dhe listën emerore të asaj kohe të territoreve të shitura sipas Verlacit në kundërshtim ligjor, të cilat i pergjigjen vendimeve nr 866 te dates 19.X.1936 dhe të datës 19.X.1938.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com