Dokumentet/Korrupsion e padrejtësi
ja lutjet e popullit për mbretin Zog

Dokumentet/Korrupsion e padrejtësi<br />ja lutjet e popullit për mbretin Zog
A ishte aq zemërdhembushur mbreti Zog sa të zgjidhte çdo hall e ankesë që I adresohej në letrat që i dërgoheshin nga populli? Dhe a i lexonte vërtet ai gjithë letrat e dërguara? Biografët që kanë shkruar për Ahmet zogun dhe politikat e tij qeverisëse, dëshmojnë se ai nuk neglizhonte kurrë as një zë, asnjë ankesë, asnjë informacion.
Kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja pse në adresë të “naltmadhnisë” mbërrin çdo ditë kërkesa, ankesa, e lutje, me shpresën se zgjidhjen që nuk e kishin gjetur në asnjë instancë do ta gjenin tek vetë mbreti.

Në fondine tij personal ën AQSH, ruhen shumë letra me karakter të tillë, që tregojnë gamën e gjerë të problematikave me të cilat ndeshej mbreti dhe këshilltarët e tij çdo ditë.  Por më shumë se gjithçka këto letra na dëshmojnë sot se korrupsioni, burokracitë, padrejtësitë që të fuqishmit iu bëjnë më të dobtëve, kanë qenë dhe janë të njëjta si atëherë ashtu edhe sot.

Sot kemi sjellë tre dokumente për lexuesit tanë nga fondi personal i Ahmet Zogut. Letra e parë është një ankesë e një konçensionari, të cilit siç shkruante, ia kishin rrëmbyer me të padrejtë një pronë në Karavasta dhe, edhe pse kishte kërkuar të drejtën deri në Ministrinë e Financave nuk kishte arritur asgjë, përveçse të zbulonte se ministri i financave, sipas tij mbështeste “grabitësit”. Ai kërkon mëshirën e mbretit për të fituar sërish të drejtat e tij mbi atë konçension.
Dokumenti i dytë mban firmën e një gruaje të quajtur Qanije Libohova, e cila ankohej se ndërtuesit e vilës mbretërore po vijonin ndërtimin e një oxhaku, i cili rrezikonte të digjte shtëpinë e saj. Ajo i shkruante mbretit duke shpresuar se ai do të ndërhynte dhe do të tregonte mëshirë për familjen e saj.

Ndërsa letra e tretë është firmosur nga piktori Qenan Mesarea, (i lindur në Janinë nga një familje me prejardhje nga fshati Mesarea pranë Leskovikut). Mesarea i kërkonte mbretit Zog të ndërhynte për njohjen e vlerës reale të pronave të shqiptarëve që jetonin në Greqi. Ai i rrëfen mbretit Zog një shembull konkret të një prone të familjes së tij, duke i shpjeguar se ky ishte “një shëmbëll i gjendjes tragjike të shqipëtarëve që kanë pasuni në Greqi dhe vështirësisë së vazhdimit të jetesës së tyre”.
Më poshtë po i sjellim të plota këto tre dokumente.
 
dokumenti

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
   

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin