Dokumentet për moshën
Për të përfituar pension pleqërie, pension të reduktuar dhe pension si nënë me shumë fëmijë përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.
Përfituesi për pension pleqërie ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme. Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: Fotokopje e kartës së identitetit. Vërtetim nga Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit. Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. Dy fotografi.
Dokumentet per vitet e punës
Libreza e punës. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore. Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare). Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm
ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
- Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë
mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga punë. Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj). Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët. Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga pune).
Dokumentat për pagat
Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994) Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











