Dokumentet, si i dha Lulzim Basha pallat ortakut të vjehrrit të tij

Dokumentet, si i dha Lulzim Basha pallat ortakut të vjehrrit të tij

Lulzim Basha, kryetar i PD

Lulzim Basha, aktualisht kreu i PD-së, kur mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës premtoi luftë pa kompromis kundër ndërtimeve në kryeqytet, gjë e cila realisht nuk ka ndodhur. Për më tepër, gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, Basha i ka dhënë ortakut të vjehrrit të tij leje ndërtimi për pallat në Tiranë. Ky është dokumenti ekskluziv dhe leja e ndërtimit në Tiranë, në kohën kur Bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Lulzim Basha. Dokumenti i siguruar vërteton se Basha i ka dhënë leje ndërtimi në Tiranë ortakut të vjehrrit të tij në biznes, Xhuvi Sharxhi.

Xhuvi Sharxhi është ortaku i Xhafer Isufit, në kompaninë “Xh&Xh 2010” SH.P.K,  sipas ekstraktit të QKB, kompani kjo e themeluar në vitin 2010 një vit përpara se Lulzim Basha të merrte detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

Ekstrakti historik tregon se Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharxhi janë ortakë në biznesin e ndërtimit në subjektin “XH&XH”, e themeluar me 26/10/2010 dhe me aktivitet “Investime ne fushen e ndertimit, turizmit dhe ne fusha te tjera, shitblerje pasuri te patundshme, prodhime inertesh” .

Ekstrakti i QKB që vërteton ortakërine e Xhafer Isufit me Xhuvi Sharxhi

Leja e ndërtimit e dhënë nga Lulzim Basha për ortakun e vjehrrit të tij është për një pallat 9-katësh, ku përfshihen struktura banimi, shërbime të tjera dhe dy kate parkim nën tokë, në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit. Pallati në fjalë është ndërtuar te Rruga e Elbasanit, një nga zonat më të shtrenjta në kryeqytet, në një pikë ku prej shumë vitesh nuk jepej leja. Duhej Basha kryebashkiak dhe ortakëria me vjehrrin të sillte lejen?!

Askush nuk e beson tani se Lulzimi jep leje për vjehrrin apo ortakët e tij, përkundrazi ai është gati t’ju sekuestrojë çdo pasuri siç deklaroi dje dhe vetë, megjithëse asnjëherë publikisht dhe media nuk pranon të flasë për kompanitë e vjehrrit të tij, kunatit të tij dhe familjes, edhe aty ku drejton bashkëshortja Aurela Isufi-Basha.

Në dokumentin i cili mban firmën e Lulzim Bashës, thuhet  “Plani i vendosjes së zonës që zhvillohet për strukturë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kate me dy kate parkim nën tokë, në rrugën e Elbasanit me pronar Ilir Kokomiri, Haxhi Stringa, Fatrbardha Tushe, Beqir Stringa dhe Zhvillues,  Xhuvi Sharxhi me subjekt ndërtues Shoqëria “2G” SH.P.K.  Sipërfaqja e tokës që zhvillohet 707 metër katëror, sipërfaqja e tokës së zënë 346 metër katëror.”

Leja e ndërtimit e dhënë nga Lulzim Basha

Xhuvi Sharxhi është dy herë ortak, në një dokument dhe biznes në QKB dhe në pallatin e Vlorës, i cili u  shemb nga qeveria “Rama” dhe për të cilin shqiptarët do paguajnë mbi 16 milionë euro. Një pallat ndërtuar në bregun e detit, që tani kostot janë miliarda, në një gjyq ku ortakërine Xhuvi Sharxhi-Xhafer Isufi e mbronte avokatja e popullit sot Erinda Ballanca.

Përfitues janë 18 persona, 16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim. Përfituesit kryesorë janë dy shtetas. Xhaferr Isufi, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente do të përfitojë 6.2 milionë euro. Por ai, do të kompensohet deri në gjysmën e vlerës prej 7.2 milionë euro për 25 prona që i ka në bashkëpronësi me shtetasin Xhuvi Sharxhi. Në total Xhafer Isufi bashkë me ortakun e tij përfitojnë rreth 14.33 milion euro, nga 16.8 milion euro që është në total. Pra, gati 90% e shumës së pallatit në Vlorë i merr ortakëria e Xhafer Isufit me Xhuvi Sharxhi.

Vendimi i Strasburgut për pallatin në Vlorë

Basha e deklaroi si “luftë” pa kompromis kundër ndërtimeve në Tiranë, por përtej “gjumit” duke harruar punët në shërbim të qytetit dhe qytetarëve, ka punuar për të zgjeruar bizneset e familjes së tij dhe ortakëve të saj, ashtu siç po bën edhe aktualisht si kryetar i opozitës.

Pa folur për luftën kundër oligarkisë, lejeve të dhëna për ortakët e vjehrrit apo disa dhjetra milionë euro pasuri të tij që ja kalojnë shumicës së oligarkëve në standartin shqiptar.

Më poshtë fotot e pallatit të perfunduar pas lejes së dhënë nga Basha kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Marrë nga CNA.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 25/09/2018 22:04

    O Lul shko fli se je nje ordiner per kete vend bej vetingun e vetes dhe do dalesh shkelqyer. Se je bere Shum i bezdisshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin