Dokumentet,vepra e Kongregatës
së Propagandës Fide në Shqipëri

Dokumentet,vepra e Kongregatës<br />së Propagandës Fide në Shqipëri
TIRANË - “Il salva nos perimus” [Na shpëto se sharruam/mbaruam]. Me këto fjalë të huazuara nga Ungjilli sipas Matteut [Mat. 8:25], më 10 dhjetor 1688, Arqipeshkvi i Shkupit Imzot Pjetër Bogdani, do të nënshkruante në vend të firmës së vet, para se të ndërronte jetë nga sëmundja e murtajës, ditën e Shën Nikollës në dimër më 6 dhjetor të vitit pasues, letrën e parafundit dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Kongregatës së Propagandës Fide, Monsignor Eduardo Cibo (13 janar 1680-gusht 1695). Mbas vdekjes së prelatit, dikund rreth një muaj mbas, osmanët nuk vonojnë dhe mbasi kanë pushtuar Serbinë dhe Kosovën turren pikërisht mbi familjen e arqipeshkvit, duke e prerë copash të gjallë nipin e tij Gjonin, ndërkohë trupin e prelatit e nxjerrin prej varrit me gjithë mitrën në krye dhe ua hedhin si ushqim qenve në sheshin e Prishtinës.

Kjo ishte gjendja Kishës Katolike në Shqipëri në përmbyllje të shekullit të XVII, kur edhe nis me ritme të shpejta procesi i islamizimit. Për të parë me një sy objektiv procesin historik përgjatë të cilit ka kaluar populli shqiptar nga shekulli XVII e këndej, me rëndësi të veçantë është shqytimi i kujdesshëm i dokumentacionit që vjen i lidhur me njërin nga institucionet më të rëndësishëm i cili ka patur lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë sikurse ka qenë Kongregata e Shenjtë e Përhapjes së Fesë (1622), (lat. Sacrae Congregationis de Propaganda Fide, ital. Sacra Congregazione de Propaganda Fide), sot Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve, (Congregazione per l’Vangelizazione dei Popoli).
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike