Zbulohet kontrata: Në kohën e COVID Lulzim Basha paguan kompaninë që lobon në SHBA për diktatorin (DOKUMENTAT)

TIRANË- Lulzim Bashës, nuk i ndahen skandalet sapo ai firmos një kontratë lobimi në SHBA. CNA.al ka mundur të sigurojë nga burime zyrtare kontratën e firmosur nga Gazmend Bardhi në emër të PD me Sonoran Policy Group, LLC, kompani lubuese në SHBA me qendër në Washington. Kontrata që mban firmën e Gazmend Bardhit dhe vulën e Partisë Demokratike, është deklaruar nga kompania Sonoran Policy Group, LLC në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në datën 20 mars, pra vetëm një muaj më parë. Data zyrtare e firmosjes së kontarëts nga Gazmend Bardhi për PD mban datën 10 mars 2020. Sa pako ushqimore do të kishte blerë me 60 mije dollare për njerëz në nevojë në këtë kohë të vështirë për shqiptarët?

Kontrata e PD, firma Gazmend Bardhi

Kur bota po goditej nga pandemia e Covid-19, Luli conte sekretarin e tij për të firmosur në SHBA. Ka disa të dhëna se Lulzim Basha prej gati dy vjetësh nuk udhëton dot përtej oqeanit dhe për këtë ka pasur dhjetra raportime mbi mundësinë e refuzimit të vizës amerikanë ndaj tij.

Kontrata ka një vlerë prej 60 mijë USD dhe kompania lobuese do i mundësojë PD, takime dhe strategji në lidhje me cështjet e narkotrafikut dhe krimit të organizuar për ti diskutuar me zyrtarë të SHBA-ve. Afati i saj është deri në shtator 2020, pra ka një afat 6-mujor.

Kontrata e PD per 60 mije USD

Ky nuk është rasti i parë që PD firmos me  Sonoran Policy Group, LLC, kontrata e parë është firmosur në vitin 2018, Lulzim Bashës në atë kohë i kishte plasur skandali i kontratës mbi 1 milionë dollarë me kompaninë tjetër lobuese të Nik Muzin, hesap të cilin Lulzim Basha ende se ka zgjidhur me drejtësinë.

Partia Demokratike do të ketë zyrtarisht si kompani lobuese në SHBA të njëjtën që përdor edhe edhe diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduros Moros, Presidenti i Venezuelës, një njeri i akuzuar për krime, i mbështetur nga Rusia dhe Putin si dhe një nga personat me të kërkuar nga DEA amerikane e cila për kokën e tij ka vënë një shpërblim 15 milion dollarë.

Sipas dokumentit të publikuar sërish në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, rezulton se kompania lobuese ka deklaruar kontratën e saj në 20 janar 2020, pra gati dy muaj përpara se të firmoste me Gazmend Bardhin për Partinë Demokratike në emër të Lulzim Bashës.

Kontrata, firma e deleguar nga Pedrosa

Dokumenti i siguruar nga CNA.al tregon se rasti është më kompleks, kontrata më e gjatë dhe vlera më e madhe. Firma është hedhur nga prokurori i Venezuelës emëruar nga Maduro,  Reinaldo Monoz Pedoroza.

Reinaldo Muñoz Pedroza

Sonoran Policy Group, kompania që ka firmosur dhe PD, ka marrë 2 milion dollarë nga firma juridike Foley & Lardner për përpjekjen e saj për të për të këshilluar prokurorin e përgjithshëm të Venezuelës Reinaldo Munoz Pedroza se si të lehtësojë sanksionet e SH.B.A.-së ndaj Venezuelës.

Kontrata e Maduro pagesa 2 mln USD

Sipas letrës së saj të angazhimit të shërbimeve këshilluese, SPG do të ndihmojë F&L të zhvillojë informacione dhe njohuri të specializuara për këshillimin ligjor. SPG, e cila drejtohet nga Robert Stryk gjithashtu do të përfaqësojë klientët përpara Departamenteve të Drejtësisë / Shtetit / Thesarit. si dhe Shtëpia e Bardhë.

SHBA dhe rreth 60 vende të tjera nuk e njohin Maduron për president por njohin liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaidó si drejtuesin e ligjshëm të vendit./CNA.al

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 22/04/2020 11:48

    Gjynah shkreti po paguan nga llogaria e tij per hallin e miletit. Ta tall ate derr b**** me kete popull,nuk i futet gjemb ne kemb. Kur do vij ajo dit qe te clirohet shqiperia????????????????????nga keto monsrra.

    Përgjigju
  • Vlora: 22/04/2020 00:38

    Sa me behet qejfi qe leket e PD -istave perfundojne atje ku duhet.... hahaha te te vjedhi Luli eshte si te te lere miza me bar.

    Përgjigju
  • Si thoni?: 21/04/2020 19:30

    Fshati digjet (koronavirusi) k**** Bashe krihet

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 21/04/2020 16:09

    I doli boja krejt ketij budallit.Ky duhet krrere me bixhak mire e mire qe ti vine mend karabush Lulushit

    Përgjigju
  • Tosi: 21/04/2020 16:03

    Po Enkeled Alibajga i vrimes se celesit a thua se ka marre vesh kete marrezi ne kohe lufte, tregojani se ai vdes per njecik spiunllik dhe me vrap ne konference shtypi.

    Përgjigju
  • Haha: 21/04/2020 15:28

    Po nuk te ha nje mortje o Lulo

    Përgjigju
  • KESHILLE: 21/04/2020 13:07

    O Luludh Gazi ka shit „marmiden“ ka qit nonje lek.Ti do kesh pazarme te madh se duhet pak pune jane shalet e ngjitme... ndodhta nonje zezak aty ne. USA te ben derman

    Përgjigju
  • Konjak: 21/04/2020 12:59

    Zoterinj te nderuar , lobimet jane nje metode ,-plotesisht e lejuar dhe miratuar - nga sistemi demokratik pluralist , ne te gjithe boten . Kete mrtode e kan zbatuar te gjitha partite -e pozites dhe opozites - edhe ne shqiperi , dhe mir kane bere ..Me keto shperthime histerike gazetareske , nuk mund te shkohet asgjekund , pervecse ne kaos ,rremuje e rrumpalle .Cilidoqofte elementi negativ qe nepermjet thashethemnajave , kerkon te mbaje ,- gjith popullin ,- ne ankth e rruge pa krye ,do te vije nje cast qe, do ti vije- ndot- nga vet-vetia .Tju kerkojme lidereve politik , te bejne vetem dhe vetem , detyren --per te cilen mendoj se per kete periudhe -te veshtiresive - jane ne lartesine e duhur . Pershendes politiken , sepse ne keto momente eshte treguar , me e qarte se kurr ,;Cdo krahe politik ka bere ate qe duhet te bente . Faleminderit .

    Përgjigju
    • Ferneti: 21/04/2020 17:37

      Po ti do te na mbushesh mendjen neve""budallenjve""se nuk e kuotoj nuk po thot e pa ligjeshme po jan lek te hdhura kot se nuk fiton dot e para e dyta ne kete kohe ka qe ka lek te vjedhura tja shperndante atyre qe nuk kan

  • Brumi: 21/04/2020 12:25

    Kush ja mbush mendjen Bashes te beje keto idiotesira? Si mendojne te konkurrijne Ramen keta idiote? O Basha hapi i pare hoqe dhunen, hapi i dyte hiq dore nga keshilltare te nivelit barbar si Cim peka, andi bushati, e gjithe llumi i Shqiperise. Sa here do te shohim gjurme idiotesie aq me thelle do zhytesh ne balte o mik. Te duhen aleanca inteligjente jo dru me pre

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 21/04/2020 12:22

    Do vej dhe do hedh balte dhe do shpifi per shqiperin lart e poshte si e kan zakon.te degjeneruarit. Burre kurve

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 21/04/2020 12:10

    O ky rrote mulliri nuk ven mend ngeli duke harxhu paret poshte e oerphet per te rrit imazhin.Po kur te kane begerur njehet zor te ike era

    Përgjigju
  • Covid 19: 21/04/2020 11:14

    Basha T.Q.R..

    Përgjigju
    • SARS: 21/04/2020 12:16

      Pak e ka....

    • Hingkateri: 21/04/2020 11:39

      Badha rrote cari

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU