Vrasja e ndodhur në Kavajë me 10 korrik 1990, u gjykua në 20 shtator të atij viti, pra 2 muaj e 10 ditë më vonë. Ndërsa hetimet e para dhe dëshmitarët nxirrnin fajtorë sambistët për vrasjen e Josif Budos, dokumentet e hetuesisë së përgjithshme e zbardhin ndryshe ngjarjen dy muaj më vonë.

Më poshte sjellim dy dokumente ku jepen hollësi nga hetimimet dhe gjykimi i kësaj ngjarje, dhe ku fajësohet si autor i vrasjes në Kavajë, polici i këtij qyteti Luan Allajbeu ndërsa shfajësohen dy sambistët që dilnin fajtorë nga hetimet e para të kryera direkt pas ngjarjes.