Dokumenti/ Fantazma e Mehmet
Shehut në ambasadën jugosllave  

Dokumenti/ Fantazma e Mehmet<br />Shehut në ambasadën jugosllave  
TIRANE- Pas demonstratave studentore të Universitetit të Prishtinës në mars 1981 dhe më pas, në prill, përhapur në të gjithë krahinën dhe në tërë shtresat e popullit, kur panë që Shqipëria nuk mbajti qëndrim neutralizues, por u bashkua me kërkesat e manifestuesve, mes të cilave (dhe më kryesorja) qe Kosovës t’i jepej statusi i republikës brenda Federatës Jugosllave, krahu radikal i Beogradit vuri në lëvizje “asin” e rrugëdaljes prej situatave të vështira: ministrin e Brendshëm Franjo Herleviç.

Rankoviçian në traditën e tij politike dhe po ashtu në identitetin profesional dhe psikologjinë e vet, ai kreu llojin e zgjidhjes së gjendjes nëpërmjet “hedhjes së patates së nxehtë”. Tensionin e brendshëm të krijuar me shqiptarët e Kosovës dhe shqetësimin e një pjese të madhe të opinionit ndërkombëtar se ndaj protestuesve autoritetet e Beogradit patën tejkaluar dukshëm të drejtën e shtypjes së tyre, e transferoi në Tiranë. 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç