Inez Hajrulla, 25-vjeçari i arrestuar pak vite më parë nga policia e Vlorës për grabitje me armë dhe armëmbajtje pa lejë është bërë objekt i një sulmi me tritol C4 mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
"Shqiptarja.com", mëson se aktualisht Inez Hajrulla mban statusin e të pandehurit, pasi prokuroria e Vlorës e kishte proceduar 25-vjeçarin për dy akuza atë të "Mbajtjes se armës së zjarrit në mjedise publike", "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik".

(Inez Hajrulla, me statusin e të pandehurit për armëmbajtje pa leje)
“Shqiptarja.com” u interesua pranë Gjykatës së Vlorës, ku burime pranë kësaj gjykate thanë se çështja ndaj këtij ta pandehurit është regjistruar në mars 2017, ndërkohë seanca e fundit ishte zhvilluar në 23 nëntor 2017, në Gjykatën e Vlorës. E çuditshme është se na çfarë forme është liruar nga qelia Inez Hajrulla, pasi ligji për armëmbajtje pa lejë parashikon masën e sigurisë “arrestit në burg” dhe dënime të ashpra.

(Inez Hajrulla, objektivi i atentatit me tritol sot në Vlorë)
Ndërkohë për policinë e Vlorës, Hajrulla njihet si person me rrezikshmëri shoqërore dhe se atentati kundër tij lidhet ngushtë me larjen e hesapeve dhe konfliktet e hapura që ai ka me persona të tjerë në këtë qytetit. Lënda shpërthyese automjetit dyshohet se i është vendosur në pjesën e përparme në të majtë (krahu i shoferit) ku edhe ka dëmtimet më të mëdha.

(Automjeti Jeep që drejtonte 25-vjeçari)
Pas shpërthimit automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com