Dokumenti i 1945/30 vjet burg se
strehuan kundërshtarët e komunizmit

Dokumenti i 1945/30 vjet burg se<br />strehuan kundërshtarët e komunizmit<br>
Në kulmin e fushatës për nënshtrimin e veriut, në shkurt 1945, Operacioni i drejtuar nga Mehmet Shehu kishte nisur të shënonte “sukseset” e para për komunistët. Por siç dëshmojnë qindra dokumente “suksesi” i këtij operacioni e kishte bazën tek shkalla e paimagjinueshme e mizorive që komunistët ndërmorën ndaj popullsisë së pafajshme.

Për arsye nga më absurdet e shpesh thjeshtë me dyshime, Brigadat e Mbrojtjes së Popullit (pararendëset e Sigurimit të Shtetit) arrestonin burgosnin por edhe pushkatonin pa gjyq malësorët që nuk i pranonin kushtet e regjimit të ri.

Ndër akuzat e shumta, “Përkrahës i armiqvet të Popullit” “Bashkëpunimi me tradhëtarët” dhe “strehimi i tyre” ishin më flagrantet. Në traditat shekullore të mikpritjes në veri, kushdo që troket në derë, pritet  si mik. Por nëse ky mik ishte një kundërshtar i komunistëve, në 1945, mikëpritësi cilësohej si strehues i tradhëtarëve dhe arrestohej e dënohej deri me 30 vjet burg. Dokumenti që sjellim sot në Shqiptarja.com, është një listë të burgosurish që shtabi i Brigadës së II-të të Mbrojtjes së Popullit ia kalon Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit me orientimin për ti nisur në burgun e Beratit. Lista prej 26 të burgosurve me akuza politike, përfshin edhe disa persona të dënuar si strehues.

Ja dokumenti i plotë:

SHTABI BRIGATËS II-të MBROJTJES POPULLIT

Vdekje Fashizmit

Liri Popullit

                Nr. 301/6 Prot.                                    

Shkodër, me 14/2/1945

DREJTORIS MBROJTJES POPULLIT T I R A N Ë

Me urdhërë të Komandës Operacionit po ju dërgojmë të burgosurit të cilët janë të dënuar me burgim. Shtojmë se këta do të nisen për në Burgun e Beratit.

1) Kol Marku ish Këshilltar i Trushit, bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

2) Dan Velia nga Berdica, bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

3) Shaban Dini nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

4) Martin Lorja nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

5) Faik Lana nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

6) Kin Shuku nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

7) Kol Gjoka nga Ivanaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 20 vjet burgim.

8) Llesh Zefi nga Gryk’e Manatis Leshit disfatist e sabotator i lëvizjes N.Çl. me 15 vjet burgim.

9) Geg Engjëlli ish Këshilltar i Beltojës përkrahës i armiqvet të Popullit me 15 vjet burgim.

10) Zef Gjoni nga Ivanaj përkrahës i armiqvet të Popullit me 15 vjet burgim.

11) Nikoll Toma nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

12) Zef Toli nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

13) Kol Gjetja nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

14) Gjok Gjoni nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

15) Kol Marashi nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

16) Gjeto Toli nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

17) Preng Kola nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

18) Gjok Gjini nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

19) Tom Zefi nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarë kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

20) Shyqyri Bushati nga Shkodra strehus i Sulçe Begut me ____ vjet burgim.

21) Shefki Bushati nga Shkodra strehus i Sulçe Begut me 30 vjet burgim.

22) Myfit Bushati mnga Shkodra strehus i Sulçe Begut me 30 vjet burgim.

23) Jak Lushi ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

24) Rrok Gjushi ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

25) Gjon Pjetri ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

26) Lal Meti ish Këshilltar i Trushit bashkpuntor me tradhëtarët kondër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

K O M A N D A NT I

(Kap.I-rë Petro Bullati)

K O M I S A R I

(Lako Polena)             

Komandës Operacionit

Shefit Mbrojtjes Popullit

Seksionit Mbrojtjes Popullit

K ë t u

Për njoftim.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

K O M A N D A N T I

(Kap.I-rë Petro Bullati)

(firma, vula)

K O M I S A R I                    (Lako Polena)              

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë