Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE ka vendosur shtyrjen e dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë për verën e ardhshme. Holanda, Franca, Danimarka, Britania e Gjermania kanë qenë kundër duke shprehur skepticizmin e tyre për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë që në muajin dhjetor.
Ndonëse nuk ka shtim të kushteve për Shqipërinë, ndër objektivat, që do të monitorohen nga Komisioni Evropian, janë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta ndaj korrupsionit. Më pas do të jetë Komisioni Evropian, i cili do të paraqesë një raport sërish përpara Këshillit të Bashkimit Evropian, që do të vendosë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Ja dokumenti prej 11 faqesh që është miratuar të martën e 17 dhjetorit nga Këshilli i ministrave të Jashtëm. Për Shqipërinë shkruhet në faqen nr 9.
/Shqiptarja.com

Dokumenti i BE për Statusin e Shqipërisë