Dokumenti i hetimit per Moisi Musabelliu

Dokumenti i hetimit per shtetasin Moisi Musabelliu

Me vendimin nr. 163 Akti, date 12.09.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur ka vendosur lejimin e pergjimit te numrit te telefonit 0682020483 ne perdorim nga shtetasi Kristaq Thanasi per nje peridhe 15 (pesembedhjete ditore) nga data 12.09.2011 ora 16:00 deri ne date 27.09.2011 ora 16:00. Gjate kesaj periudhe kohore jane bere biseda ne interes te hetimit sipas permbledhjes se transkiptimeve te bisedave telefonike ne periudhen kohore 12.09.2011 deri ne 26.09.2011 bashklidhur kesaj kerkese. Gjate ketyre bisedave te transkiptuara jane evidentuar te tjere numra (persona) qe bashkepunojne me shtetasin Kristaq Thanasi duke u inplikuar ne veprimtari te kundraligjshme e korruptive. Dhe keta numra (persona) jane vene) ne pergjim telefonik me Vendim te Gjykates se Shkalles e Pare Tirane.

Konkretisht: Ne date 12.10.2011, shtetasi Kristaq Thanasi me detyre inspektor prane drejtorise se metrologjise Tirane ne numrin e tij 067 20 28 647, ora 15.40 merr nje telefonate nga numer tel.068 20 20 127 i cili pas verifikimeve te bera rezulton se eshte biznesmeni Arben Keçi. Ky i fundit ne hyrje të Porto Romanos, ka ndertuar një pikë per peshimin e automjeteve me dy peshore të reja elektronike automobilistike.

Nga biseda me Kristaqin, rezulton se Beni është i interesuar për kolaudimin e tyre meqënëse i kishte ardhur një anije dhe i duheshin dokumentat (librezat e kolaudimit) me qëllim për tua treguar kapitenerise së anijes. Kristaqi e pyet nëse do vetem dokumentacionin apo donte kolaudimin e sakte, ndërsa Beni i thote se si fillim i interesonte vetem ana dokumenare për tia treguar kapitenerise.

Pas kësaj Kristaqi i ka telefonuar shtetasit Rolandi Çelmeta, me detyre Zv. Drejtor i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Metrologjise dhe i ka treguar këtë fakt duke i thënë që Benit të cilin Rolandi nuk e njeh, i duheshin dokumentat e kolaudimit, pasi ai priste te bente evadimin e nje ngarkese nga nje anije ne port. Rolandi i jep leje per te vepruar duke i thene qe thuaji Benit te vije ne Tirane tja japim letrat ne dore, te mbyllin punen. Kristaqi i ka thënë se gjithësesi do njoftonte dhe Moisiun.

Pas kësaj, Kristaqi ka telefonuar shtetasin Moisi Musabelliu me detyre Drejtor i Metrologjise dega Tirane dhe e vë në dijeni që e ka marrë miku i tyre Beni dhe i ka kërkuar kolaudimin e peshoreve dhe Moisiu i thotë për të nesermen.

Ne datën 13.10.2011 Beni nga Nr. i tij 068 20 20 127 i ka telefonuar Kristaqit dhe ky i fundit i ka lënë një takim në Tiranë dhe të vije pas një ore ti marri. Beni i thotë se do dergoj një person tjeter me emrin Vasil.

Nga raportet e shërbimit të datës 13 Tetor 2011, rezulton se Kristaqi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në Tiranë ndërsa tek peshoret në Porto Romano mbas një pike gazi ELDA nuk ka shkuar as Kristaqi as ndonjë inspektor tjeter.

Dyshohet se kolaudimi është bërë në mënyrë fiktive.

Në datën 20 Shtator 2011 ne oren 11.34 Kristaqi ka folur me Mojsiun dhe i ka thene se e ka thirrur Shaba, i cili eshte nje person qe ka nje karburant Martini afer Liqenit Artificial. Me pas Kristaqi eshte telefonuar nga Shaba dhe Shaba i ka thene a eshte takuar me Mojsiun. Ne date 22.10.2011 Kristaqi i ka telefonuar Mojsiut dhe i ka thene se Shaba e ka telefonuar disa here dhe Mojsiu i thote ta marre vete Drejtorin ne telefon. Kristaqi i thote qe te flasi ne telefon se pastaj vete dhe i merre vete pa problem. Mojsiu e adreson te Arta (dyshohet punonjese) dhe i thote ik merre aty dhe ti sherbejme shpejt.

Ne date 27.09.2011 ora 12.32 Kristaqit i telefonon Shaba perseri nga nr. telefonit 0682095832 dhe kane folur per nje pashaporte kualidimi per karburant Martinin. Ne oren 14.15 sipas raportit te sherbimit, Kristaqi ka dale nga zyra me nje leter te bardhe ne dore dhe nje libreze ngjyre blu ne dore e cila dyshohet se eshte pashaporta e karburantit. Personi tjeter qe dyshohet te jete Shaba pasi eshte takuar me Kristaqin, ky i fundit i ka dorezuar letren me librezen ngjyre blu. Personi i panjohur ka shkuar te karburant Martini.

Ne date 03.10.2011 ora 14.27. Mojsiun e telefonon numri 0672962733 qe perdoret nga shtetasi Armand Shuaipi dhe ben nje bisede per nje shtetas nga Lushnja dhe nje nga Elbasani. Dyshohet se Armandi është një sekser që ka marrë dy porosi dhe më pas ia ka dhënë Moisiut. Moisiu e pyet që tia japi atij të Lushnjës në dorë apo tia japë Mandit dhe më pas ky i fundit tia japë atij të Lushnjës. Mandi i thot Moisiut që tia jepte ndërsa atë tjetrën që i bie pasaporta e kolaudimit për një subjekt në Elbasan tia dorëzoje Armandit. Armandi i kërkon Moisiut që ti krijojë një kontakt me Kristaqin dhe ta pyesë së sa është pagesa, behet fjalë për shumën që duhet të arkëtohet në shtet.

Në datën 04.10.2011 rreth orës 20:00 Kristaq Thanasi është takuar me Armand Shuaipin, sipas raportit të shërbimit të datës 04 Tetor 2011 tek lokal “Lejla” mbrapa Gjykatës së Lartë. Është parë që Kristaqi hapi një dosje dhe po diskutonte me Mandin në lidhje me disa dokumenta në dosje.

Në orën 20:27 Moisiu flet me Kristaqin dhe ky i fundit e pyet Moisiun tia jepte ato Armandit. Moisiu i thotë që tia japë dokumentacionin ndërkohë që Kristaqi informon drejtorin se Mandi nuk i kishte sjellë. Moisu i thotë që tia japë pa merak se Mandi i sjell ato. Dyshohet se behet fjalë për pasaportën e kolaudimit për subjektin e Elbasanit. Ndërkohë Kristaqi i nxjerr në telefon Moisiut, Mandin dhe Moisiu i thotë ti marrë ato pa problem dhe ti plotësojë të tjerat.

Në datën 06.10.2011 në ora 19:41 Mandi flet me Kristaqin. Gjatë kësaj bisede Armando Shuaipi i thotë Kristaqit që të mos harronte librin (pasaportën e kolaudimit) ndërsa Kristaqi ia kthen se është libër i bukur. Kristaqi e pyet Armandon nëse ia ka sjellë ato, dhe beseda vazhdon dhe Armandi i thjotë se i ka sjellë abetare për cunin, leximin dhe po deshi ndonje stilolaps.

Pas kësaj bisede, Armandi flet në telefon me Moisiun dhe i thotë që të mos bëhet merak se ska mbaruar punë me të gjitha, por do e mbarojë shumë shpejt.

Ne date 10.10.2011 ne oren 15.14 Mojsiu telefonohet nga Kristaqi i cili i thote se i ka telefonuar Mira Ahmetaj dhe i ka thene qe si guzon qe ben kolaudime ne Fier dhe ne Lushnje. Kristaqi i ka thene Mires qe cpune ke ti se ai zbaton vetem urdhera ndersa Mojsiu i thote qe ska problem se e sqaron ai neser kete pune.

Ne date 18.10.2011 inspektoret Hetem Basho, Armand Xhika, Kristaq Thanasi dhe drejtori Mojsi Musabelliu kane shkuar me sherbim ne Elbasan dhe Perrenjas. Rruges Mandi Xhika i telefonon Mojsiut dhe i thote qe eshte bashke me Hetem Bashen te unaza e Elbasanit, te karburant Martini dhe se ata te martinit nuk paguajne, sbejne dhe se keta po serdhe ti si drejtor nuk duan tja dine.Pas kesaj Mojsiun e merr ne telefon Hetemi dhe i thote perseri te kaloje nga Martini qe ti beje nje presion se nderkohe Hetemi u kishte thene punonjesve te karburant Martinit qe po vinte dhe drejtori. Sipas raportit te sherbimit rezulton se Mojsiu dhe Kristaqi qe ishin me makinen e Kristaqit te dy qendruan te karburant Martini ne unaze te Elbasanit dhe po shikonin distributoret shperndares te naftes dhe gazit. Me pas u nisen te gjithe se bashku ne Perrenjas dhe bene kualidimin e nje karburant Kastrati ne dalje te Perrenjasit. Ne kthim kane qendruar te lokal Franko perballe stadiumit dhe u takuan me tre persona.

Ne date 20.10.2011 ora 11.25, Mojsiu ka komunikuar ne telefon me Kristaqin dhe gjate bisedes Kristaqi i thote se ka folur me shtetasin Fatos Themelko qe nga verifikimet rezulton te jete Drejtor i Metrologjise Ligjore dhe ky i fundit i ka kerkuar llogari qe perse ke kryer veprime ne Çorovode duke qene se eshte jashte juridiksionit te tij. Kristaqi i ka thene Fatosit se une kete pune une nuk e bej as ne Tirane pa urdher dhe jo ne Corovode. Ne kete kohe Mojsiu e pyet qe: E ka bere drejtori i the? Kristaqi i pergjigjet se nuk i ka thene drejtori fare por une marr urdhera nga drejtori (debatojne ne telefon).

Në datën 30 Tetor 2011 Moisiu ka folur me Mandin dhe ky i fundt i ka thënë që të nesërmen në orën 10 e kanë të mbyllur atë punë. Moisiu i është përgjigjur që ska problem se e pret.

Të nesërmen në datën 31 Tetor 2011 ora 09:07 Mandi i telefonon numrit 0674068452 të cilin e posedon një person që i therrasin Ymer, dhe gjatë bisedes Mandi i thotë Ymerit se e ka mbyllur punën dhe duhet bere pagesa. Për këtë ai i thotë këtij personi që të dërgojë njeri aty për të marrë paratë ose tia kalojë në bankë në llogarinë e tij, pasi ajo punë sipas Mandit duhej mbyllur atë ditë, pasi është bërë gati kartoni. Mandi i thotë se duhet bërë pagesa e faturës prej 30.000 (tridhjetë mijë) Lekësh se të tjerat i ka Mandi. Ymeri i kërkon me mesazh numrat e llogarisë ndërkohë që Mandi i thotë që do dërgojë një shok tjetër që quhet Kol Leku. Ymeri pranon, që të shkoje Koli.

Në orën 09:24 Mandi i telefonon Nr.0682099086 i cili njifet si Kolë Leku.

Mandi i kërkon Kolës që të shkojë tek Ymeri në Labinot dhe ti thotë që e ka dërguar Mandi, dhe Ymeri duhet ti japë 60.000 (gjashtë hjetë mijë) Lekë. Në bisede flitet 600.000 (gjashtëqind mijë) Lekë mandi I thotë Kolës, që ky I fundit ti thotë Ymerit që, Kola pasi ti marrë do i kaloje në bankë për Mandin.

Nga transkriptet rezulton se Kol Leku ka një karburant Euroil.

Në orën 09:44 Mandi ka folur përsëri me Ymerin dhe i ka thënë përsëri që do shkojë Kola dhe Ymeri tia japë të gjitha, ndërsa Ymeri i thotë që sia jep dot të gjitha pasi nuk ka. Të tijat pra pjesën e tij ai si ka, dhe do tia sjellë të nesërmen në Tiranë.

Në orën 10:30 Mandi ka folur me Kolën dhe i kërkon që të shkojë mbasditë pasi ymeri ka vetëm 300 dhe në mbasditë i bën 60 (gjashtë dhjetë mijë) Ymeri. Ndërkohe mandi e sqaron kolën se ai ka vetëm 300 vetëm për pagesën e asaj.

Në orën 11:18 Mandi i telefonon Moisiut dhe e informon se është në pritje të atij plerës (Ymerit). Moisiu i thotë që ta mbylli sa më shpejt se i prêt dikush tjeter (shumat e lekeve).

Nga hetimet e kryera rezulton se ka dyshime te aresyeshme te bazuara ne prova se shtetasi Moisi Musabelliu eshte autor i kryerjes se vepres penale te “Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren”, parashikuar nga neni 135 i K.Penal.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë