Dokumenti i mbledhjes së Byrosë:
'Para lufte ka qenë pederast pasiv'
Diskutimi në Komitetin Qendror të PPSH
Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar pasazhin e një dokumenti që tregon për një procesverbal të një mbledhje të fillimit të viteve ’50 në Byronë Politike të PPSH-së.
Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar pasazhin e një dokumenti që tregon për një procesverbal të një mbledhje të fillimit të viteve ’50 në Byronë Politike të PPSH-së.
Dervishi thotë se në këtë mbledhje u përmend një emër i njohur që u vendos në postet më të larta dhe më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë, pavarësisht se u tha që ishte “pederast pasiv”.
Ja çfarë shkruan Dervishaj:Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe. Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të.
I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:
“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.
Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit. Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.
Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë.
Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.
(Postimi i Kastriot Dervishit në FB)Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.6%
Vota total: 1082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Putin mohon akuzat: Rusia nuk ndërhyn në proceset e brendshme të Gjeorgjisë
28 Nëntor, 18:26
-
Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)
28 Nëntor, 18:24
-
Putin: I kërkoj falje ish kancelares Merkel, nuk doja ta trembja me qenin
28 Nëntor, 18:18
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump është një politikan i zgjuar! Biden krijon probleme
28 Nëntor, 18:17
-
Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!
28 Nëntor, 18:16
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vetura del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton për mrekulli shoferi
28 Nëntor, 18:03
-
Lirimi i Berishës, Romeo Kara: Vendim i frymëzuar nga pazari politik! Ish- shoferi i tij gjyqtar i dha vulën e PD, kërcënoi trupën e prokurorëve! Kuçana: Kemi bërë gabime, në 2013 ikëm nga pushteti
28 Nëntor, 17:59
-
Dita e Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën shqiponjën dykrenore me duar dhe ngre flamurin ‘kuq e zi’ (VIDEO)
28 Nëntor, 17:53
-
Greqi/ Burgu i dha një javë leje, 35-vjeçari shqiptar arratiset dhe shpallet në kërkim! I dënuar me 15,5 vite për trafik droge, u arrestua më 2019
28 Nëntor, 17:52
-
Lirimi i Berishës gëzon opozitën, mazhorancën dhe drejtësinë
28 Nëntor, 17:52
-
Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore
28 Nëntor, 17:37