Nga Konferenca e sotme për reformën në Arsimin e Lartë. Foto Flori Abazaj
Tiranë, 7 Korrik /ATSH-Z.Tosku-Ndryshimet në raportin përfundimtar të reformës në Arsim dhe kërkimin shkencor, të prezantuar ditën e sotme nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, konsiston kryesisht në mësimdhënie, kërkim shkencor, në financim, në organizimin dhe funksionimin e IAL.
Sipas raportit të publikuar, kjo reformë është parashtruar në këtë raport si një reformë tërësore, e cila përfshin të gjitha hallkat e arsimit të lartë si në nivel makro të qeverisjes qendrore në nivel të mesëm të qeverisjen institucionale,në nivel mikro, tek pedagogu dhe studenti. Së pari kjo reformë që e sheh arsimin e lartë si e mirë publike dhe shërbim publik ngrihet mbi parime universale dhe rekomandimet ndërkombëtare të zhvillimit të arsimit të tilla si: AL është dhe duhet të jetë shërbim dhe e mirë publike, AL duhet të bazohet mbi parimin e mundësive të barabartë. Reforma e propozuar e Arsimit të Lartë ka në themel autonominë e plotë të Arsimit të Lartë.
Duke iu referuar gjëndjes aktuale ku ka 20 Institucione të Arsimit të Lartë për 1000 banorë - 20 herë më shumë se Britania e Madhe, në raport citohet 'se Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë shndërrohet dhe merr kompetenca të zgjeruara, veçanërisht në kontrollin dhe monitorimin e cilësisë së mësimdhënies në Institucione të Arsimit të Lartë në Shqipëri".
Në aspektin e financimit krijohet Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, një institucion i ri në menaxhimin e sistemit të Arsimit të Lartë i drejtuar dhe i organizuar nga një bord akademikësh dhe menaxherësh, që ka pavarësi në vendimmarrjen e tij.
Sipas raportit, krijohet Agjencia Kombëtare e Aplikimit Universitar, instuticion për matrikullimin, provimet e shtetit për profesionet e rregulluara. Ndërkohë në raport theksohet se ndryshimet ne lidhje me organizimin dhe funksionimin e unversiteteve ka të bëjë kryesisht me reformimin e sistemit të zgjedhjeve në universitete, ku në rastin e senatit, rektorit, dekanit apo shefit të departamentit, në zgjedhje duhet të marrë pjesë vetëm personeli akademik me kohë të plotë i Institucioneve të Arsimit të Lartë.
/y.pa
/Shqiptarja.com