Dokumenti i rrallë/Edhe në kohën 
e diktaturës kishte përmbytje

Dokumenti i rrallë/Edhe në kohën <br />e diktaturës kishte përmbytje<br /><br>
Në një kohë që situata nga përmbytjet është ende aktuale dhe debateve nëse kjo situatë është e trashëguar apo është e re për vendin tonë. Por jo vetëm kaq, situata nisi të krahasohet edhe me të shkuarën, duke mbrojtur tezën se gjatë sistemit diktatorial nuk ndodhnin përmbytje të tilla.

Edhe ish-ministrja e Bujqësisë së asaj kohe Themie Thomai u shpreh se në atë kohë nuk kishte përmbytje për shkak se sistemi i kullimit funksiononte si dhe sistemi kullues e vadites mirëmbahej. Por në kundërpërgjigje, studiuesi Kastriot Dervishi publikon një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku paraqitet një situatë përmbytjeje në vitin 1986. 

Sipas ish-Drejtorit të Arkivave, Dervishi komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh dhe bëhet fjalë për vitin 1986, që është një periudhë kur janë kryer bonifikimet në të gjithë vendin. Njoftimi i publikuar është për Rrethin e Lezhës. Në njoftim, theksohet se dëmet e shkaktuara janë të mëdha madje deri tek dëmtimi i depove të ushtrisë. Ky dokument është nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ. 

"Njoftimi është për Rrethin e Lezhës. Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten. Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ", shkruan Dervishi. 
kaçi
(Dokumenti për përmbytjet në vitet e regjimit)

Postimi i Kastriot Dervishit:

1986/Përmbytjet në regjimin e shkuar

Ditët e fundit dëgjuam nga përfaqësues të regjimit të shkuar se gjatë diktaturës së keqe komuniste, punët ecnin vaj, nuk ndodhnin përmbytje, se hapeshin kanale, shteti funksiononte, etj. Në të vërtetë, komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh. Nuk po paraqes njoftime të viteve të para të paslufës, pra të kohës kur u kryen punime bonifikuese nga puna detyruese e të burgosurve, por nga fillimi i vitit 1986.

Edhe atëherë me shtabe e kemi pasur punën, se metodologjia enveriste nuk shqitet kollaj nga qeverisja. Njoftimi është për Rrethin e Lezhës. Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten. Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë