Në dokumente të Këshillit të Ministrave dhe akte të tjera, për të mos u kuptuar cilët janë, ata quhen shpeshherë “punëtorë të detyruar”.
Në 10-vjeçarin e parë të regjimit komunist, në diapozitivin e dënimin, përveç viteve të burgimit apo konfiskimit të pasurisë shënohej edhe vuajtja e dënimit nëpërmjet punës së detyruar.
Më vonë kjo praktikë u hoq, ndërsa përzgjedhjen se kush duhet të punonte e kush duhej të qëndronte në regjim burgu, e bënin vetë organet e punëve të brendshme. Në jo pak raste, të dënuarit refuzonin të punonin në minierë.
Komanda e kampit të të burgosurve në Spaç, me një shkresë të datës 27.8.1979 drejtuar Drejtorisë së Policisë Popullore (Degës së Zbatim Vendimeve Penale), propozonte transferimin nga ky repart ndër të tjera edhe të dënuarit Fatos Lubonja, të cilin e kishte mbyllur në birucë sepse nuk refuzonte të punonte. Ndër të tjera në këtë raport thuhej:
1-I dënuari me 17 vjet për krime kundër shtetit, Fatos Todi Lubonja, mbasi u ridënua në maj 1979 për agjitacion, u rikthye në këtë repart dhe prej kësaj kohe ka intensifikuar veprimtarinë e tij.
Refuzon kategorikisht të dalë në punë dhe kërkon me insistim të izolohet dhe të kalojë në regjim burgu jashtë këtij reparti me pretekstin se është dënuar me dëshmitarë të rremë, një pjesë të të cilëve vuajnë dënimin në këtë repart.
Shprehet qartë se do të bëjë “njërën” dhe nuk qëndrojë në këtë ambient. Nga komanda janë bërë përpjekje për ta bindur, është dënuar dhe vazhdon i dënuar në birucë.
Prandaj jemi të mendimit që të niset sa më parë sepse prej tij ka rrezik të ndërmerren veprime ndoshta dhe me pasoja.
Bashkëlidhur faksimilja dhe një foto e kampit e bërë në vitin 1973.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com