Një dorëshkrim me llogaritjet e bëra nga Albert Ajnshtajni teksa përpiqej të formulonte teorinë e tij të relativitetit është shitur në ankand për 13 milionë dollarë.
Shitja në shtëpinë e ankandit “Christie” në Paris theu rekordin që ishte vendosur për një dokument shkencor me autograf.
Ky dorëshkrim është një nga vetëm dy punimet që tregojnë punën e fizikanit në zbulimin e tij të madh shkencor. Teoria, e botuar në vitin 1915, transformoi të kuptuarit e njerëzimit për hapësirën, kohën dhe gravitetin.
Dorëshkrimi u shkrua midis viteve 1913 dhe 1914 nga Ajnshtajni dhe dokumenti është ruajtur nga kolegu i tij zviceran Michele Besso.
“Ajnshtajni është dikush që mbante shumë pak shënime, kështu që fakti që ky dokument mbijetoi dhe arriti te ne, e bën atë të jashtëzakonshëm”, tha Vincent Belloy, një ekspert në shtëpinë e ankandit.
Dorëshkrimet përmbajnë llogaritje me stilolaps të zi dhe sipas z. Belloy, tregojnë një sërë gabimesh në rrugëtimin për të formuluar teorinë. Megjithatë, personi që ka blerë këtë dokument 54 faqësh nuk është zbuluar.
Majin e kaluar një letër e shkruar nga Ajnshtajni që përmbante ekuacionin më të famshëm të teorisë, E=mc², u shit për më shumë se 1.2 milionë dollarë.

Albert Ajnshtajni
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.5%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
8.4%
Vota total: 717
Lajme të tjera
-
Kritikoi planin e qeverisë angleze për azilkërkuesit, shkarkohet nga BBC ish-kapiteni i Anglisë Gary Lineker
11 Mars, 07:40
-
Autoritetet indiane akuzojnë transmetuesin britanik BBC për evazion fiskal
18 Shkurt, 07:50
-
Lufta në Ukrainë/ 'BBC' nxjerr raportin, identifikohen mbi 13 mijë ushtarë rusë të vrarë, ende asnjë shifër përfundimtare
3 Shkurt, 17:13
-
Nga betejat dhe qyteti historik i Butrintit tek kullat e ngujimit në Alpet Shqiptare, ‘BBC World’ eksploron ‘Mrekullitë e Shqipërisë’
22 Janar, 08:19
-
‘Nga qytetet romake te bunkerët e komunizmit’, BBC promovon mrekullitë e Shqipërisë: Njihuni me kulturën e larmishme të këtij vendi (VIDEO)
14 Janar, 08:59
-
Artikulli i BBC kushtuar Alpeve shqiptare, Rama: Ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë
4 Janar, 13:41
-
‘Shqipëria vendi më i keqkuptuar i Evropës’, media britanike 'BBC' artikull për Alpet Shqiptare! Rama: Ogur i mirë për promovim ndërkombëtar
4 Janar, 10:17
-
'Shqipëria ishte një botë burrash, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe e tillë', historia e Gjystinës, një prej burrneshave të fundit! BBC shkon në Alpe
10 Dhjetor 2022, 19:16
-
Elon Musk kthen zyrat e Twitter-it në 'hotel' për stafin
8 Dhjetor 2022, 09:12
-
Kalimi me gomone drejt Britanisë, BBC: Zhduken 39 fëmijë emigrantë shqiptarë
3 Dhjetor 2022, 17:43
-
BBC fut në kuizin e javës lajmin se Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare
2 Dhjetor 2022, 10:39
-
Emigrimi i të rinjve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, Bushati intervistë për BBC: Fenomeni lidhet me modelin ekonomik, të rritet standarti i jetesës
22 Nëntor 2022, 16:10