Dokumenti/ Qeveria PD-LSI në 2011-ën kërkuan të vendosej tarifa 9 euro në Rrugën e Kombit

Dokumenti/ Qeveria PD-LSI në 2011-ën kërkuan të vendosej tarifa 9 euro në Rrugën e Kombit

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Vendosja e tarifës në Rrugën e Kombitë për ata që e përdorin me automjete është kthyer në “kauzën” politike të PD-së dhe LSI-së. Basha e Kryemadhi i kanë dalë në ballë kësaj proteste duke bërë ç’mos që të sulmojnë qeverinë. Mirëpo, kjo rrugë dhe dhënia e saj me koncension për përfundimin e punimeve & mirëmbajtjen ka një histori më të gjatë se ajo që kemi parë të deklarohet nga PD-LSI.

Historia e dhënies me koncension dhe tarifim të saj ka filluar në vitin 2011, kur shef qeverie ishte Sali Berisha. Në vitin 2011 Berisha kryeministër i kërkoi kompanisë IFC një studim, ku llogaritej edhe tarifa që do duhej të paguhej për automjetet. Siç duket edhe në dokumentin e siguruar nga lexo.al, Berisha ishte gati që të vendoste tarifën prej 9 eurosh (18 euro vajtje-ardhje).

Në atë kohë, LSI ishte në qeveri me Berishën dhe nuk bëri zë edhe pse flitej për një tarifë që tejkalonte çdo cak dhe ishte larg tarifave të rajonit. Por, për sa kohë ishte në pushtet, LSI nuk fliste as nuk i shihte ato që ndodhnin.

Pse dështoi dhënia me koncension nga qeveria Berisha në 2011?
Berisha në 2011 e hodhi tenderin për këtë koncension bazuar në studimin e kompanisë IFC, por, ai dështoi në raudin e dytë sepse nuk pati oferta nga kompanitë që operojnë në këtë sektor. Më pas, ishin ministrat e partisë tjetër opozitare, LSI, të cilët nisën dhe bitisën procesin e dhënies me koncension të kësaj rrugë. E ata ministra pa “OK” e partisë nuk mundeshin kurrësesi të vepronin.

Pra, po të shohësh historinë që nga 2011 deri sot, kupton lehtë se sot kemi një opozitë të papërgjegjshme e cila tenton të shfrytëzojë çdo rast për përfitim politik, pa patur në asnjë moment në plan të parë Shqipërinë apo shqiptarët. Kjo tallje që opozita po ju bën shqiptarëve është tarifa më e rëndë që merr vendi duke u nxirë si vend vandalësh./ LEXO.AL


(Dokumenti që tregon se qeveria PD-LSI kërkuan më 2011 tarifën 9 euro në Rrugën e Kombit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kreshnik: 03/04/2018 10:01

    Berisha i qete?????? Berisha ka dite qe nuk fle gjume, te siguroj per kete....Nuk ka asgje qe e tremb Ramen !!! Berisha, Lulushi, Likja kane frike nga drejtesia.

    Përgjigju
  • Piqinci: 03/04/2018 02:50

    SHIKONI LEVIZJET E MATURA TE BERISHES DUKE JU REFERUAR SITUATES DEKLARATAT E TIJE TREGOJNE VERTETE NJE PJEKURI POLITIKE DHE ME NJE DIFERENCE TE MADHE ME RAMEN I CILI DUHET NDIHMUAR POLITIKISHT SE PO I RRESHQET PUSHTETI NGA DUART DHE KETE RAMA E NDJEN NE DEKLARATEN E FUNDI RAMA DUKESHE SHUME I TREMBUR DHE ME NJE FRYMEMARRJE QE TE LEN TE KUPTOSH TE NJE NJERIU I MBARUAR

    Përgjigju
  • Highlanderi: 02/04/2018 18:27

    Kur do shpetoj Shqiperia nga keta h**e? Fytyrat me qelbura. Jashtq**e e Kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin