Zbulohet dokumenti i brendshëm i PD-së që provon 'tradhtinë' ndaj Metës: Mos prekni Soros!

TIRANE - Një dokument i brendshëm i Partisë Demokratike dërguar të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve i drejton ata se çfarë qëndrimesh të mbajnë në publik në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Dokumenti i shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, që nuk mban as firmë dhe as vulë, flet shumë për raportin e së djathtës me Presidentit Ilir Meta dhe vija e kuqe që nuk duhet kapërcyer.

Një porosi e veçantë është të mos thuhet asnjë fjalë për qëndrimin që Presidenti Ilir Meta mbajti me akuzat ndaj Sorosit.

 “Për qëndrimet e tjera të presidentit ne nuk kemi asnjë koment. Këtu përfshihet edhe çështja e Sorosit”

Dokumenti i brendshem i PD

Ajo çka shkruhet me të zeza në dokument, faktohet edhe nga deklarimet publike të eksponentëve të PD-së, të cilët nuk janë shprehur asnjëherë publikisht në lidhje me akuzat e presidentit Meta për “deep state”, ku ai akuzonte Sorosin se ka kapur shtetin në bashkëpunim me Ramën dhe veçanërisht reformën në drejtësi.

Edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri e konfirmoi këtë qëndrim kur sot në studion e Report Tv, tha se Basha është i mbështetur nga Sorosi për të bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Meta nuk duhet t'i gjejë armiqtë jashtë vendit, tek Soros, pasi i ka në Shqipëri, duke lënë të nënkuptuar se një 'armik' i kreut të shtetit, është vetë lideri demokrat.

Dokumenti i brendshëm i PD-së konfirmon gjithashtu që ka një thyerje mes të djathtës dhe presidentit Ilir Meta. PD nuk pranon negociatat e presidentit për të ulur palët në dialog.

“Ne kemi vlerësuar përherë përpjekjet e Presidentit për zgjidhjen e krizës. Por qëndrimi ynë është i pandryshuar: ne nuk hyjmë në zgjedhje pa largimin e Edi Ramës dhe nxjerrjen e drejtësisë së atyre që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin”, shkruhet në dokument.

Pikërisht ky qëndrim i PD-së shpjegon edhe deklaratën e kreut të shtetit një ditë më parë, i cili tha se i është drejtuar drejtuesve të OSBE me një letër, prej të cilës kërkon ndërmjetësimin e negociatave mes palëve politike në Shqipëri.

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR DOKUMENTIN E PLOTE)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:10
Lirimi i bashkive?! PD: Nuk e parashikojmë dot se si do të përgjigjet populli

Në një dokument të brendshëm që PD u ka shpërndarë anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve, flitet edhe për veprimet që duhet të bëjnë kryebashkiakët në ikje të PD-së. Teksa radhisin përqindjen e pjesëmarrësve në bashki, në këtë dokument thuhet se fituesit e zgjedhjeve të 30 qershorit janë të paligjshëm.

"Në këto kushte çdo përpjekje për zaptimin e bashkive është e paligjshme dhe do të trajtohet si e tillë. Çfarë do të thotë kjo??? Çfarë do bëni??? Ne i konsiderojmë të paligjshme dhe do e trajtojmë si të paligjshëm çdo përpjekje për pushtimin e bashkive.  Se si vendos t'i përgjigjet populli, banorët e këtyre bashkive, këtë nuk mund ta parashikojmë sot dhe nuk ka njeri që e parashikon dot!", thuhet në dokument.

Ora 15:40
Direktiva e PD për deklaratat në media: Edhe nëse pyetemi për motin ne duhet të themi 'sipas raportit të OSBE/ODIHR'

Në dokumentin e brendshëm të PD-së jepen direktiva për zgjedhjet, ku thuhet se duhen mëshuar vazhdimisht në publik, të gjitha gjetjet paraprake të OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, garën elektorale për vendoret ku PD dhe LSI nuk morën pjesë duke i bojkotuar. Madje aq shumë duhet folur për këtë raport, sa siç shkruhet në dokument: "Edhe nëse pyetemi për motin ne duhet të themi "sipas raportit të OSBE/ODIHR"

Në 'skaletën' që PD u ofron të sajve, thuhet se theksi duhet vënë edhe tek fakti që dekreti i Presidentit nuk duhet vënë në diskutim nga askush tjetër veçse Gjykata Kushtetuese.

Personi që është marrë veçanërisht me "leksionet" ndaj demokratëve, është Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, siç edhe shkruhet në këtë pjesë të pjesë të dokumentit. "Gjetjet e tjera të OSBE/ODIHR janë të detajuara në dokumentin që ju ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm", thuhet në dokument.

"Është shumë e rëndësishme të përsërisim deri në mërziti, pa u lodhur 2 gjëra: Të gjitha gjetjet kryesore të raportit të OSBE/ODIHR. Këto janë votime të paligjshme.

Të tjera pika të rëndësishme:

Për herë të parë me një parti
Për herë të parë përjashtohet opozita nga komisionet
Edhe pse me vetëm një kandidat nuk  lanë  as mundësinë në fletë votimi të votohej kundër por vetëm një kuti ku mund të votohej vetëm pro.
Edhe Fronti Demokratik në komunizëm kishte formalisht dy kuti një Pro një Kundër.
Edhe pse vetë kandidoi, vetë votoi dhe vetë numëroi, i manipuloi të gjitha
Edi Rama manipuloi edhe një proces që e kontrollonte të gjithin vetë dhe kjo tregon edhe njëherë se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Zgjedhjet ishin të paligjshme, sepse dekretin e presidentit nuk mund ta gjykojë askush tjetër veçGjykjatës Kushtetuese",
shkruhet në dokument.

Por PD ka bërë edhe disa orientime se si ish-deputetët dhe eksponentët e saj duhet të sillen përballë gazetarëve:

"Nuk duhet të komentojmë çdo pyetje që na bëhet.
Jo çdo pyetje duhet të marrë një përgjigje që të përbëjë lajm patjetër.
Ne duhet të mësohemi të mos i japim përgjigje çdo gjëje dhe sipas rastit t’i themi atyre që nuk kemi koment apo kjo pyetje nuk ka rëndësi për thelbin e çështjes.
Është e rëndësishme të jemi konçizë"
, thuhet në dokument.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koment: 27/07/2019 20:46

    Flet ky per mijardat e tjerve qe zdi sa ton flori ka vet po jeni te gjith per tu hedh ne kazan jeni te gjith kundra rames se po ju djek mytha nga frika se ju ikin pasurit t plera jeni bo si tuf me derra aty po si spo hyka njeri me eksploziv ne parlament ta shuj njeher e mir kte llum

    Përgjigju
  • KASTRAVEC LYLI: 27/07/2019 16:41

    O lyl çfar nuk ke thën e çfar ke bēr jan shum larg njëra tjetrës. Po provoje dhe dil ti në krye të atyre kok pa larve e shife sa të vlen lëkura jote e zgjebosur. O njeri injorant njeri pa shkoll o kamarjer leshi lyl preshi.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 27/07/2019 13:08

    Dridhe Like nga frika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat