Direktiva e PD për deklaratat në media: Edhe nëse pyetemi për motin ne duhet të themi 'sipas raportit të OSBE/ODIHR'

Direktiva e PD për deklaratat në media: Edhe nëse pyetemi për motin ne duhet të themi 'sipas raportit të OSBE/ODIHR'

Në dokumentin e brendshëm të PD-së jepen direktiva për zgjedhjet, ku thuhet se duhen mëshuar vazhdimisht në publik, të gjitha gjetjet paraprake të OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, garën elektorale për vendoret ku PD dhe LSI nuk morën pjesë duke i bojkotuar. Madje aq shumë duhet folur për këtë raport, sa siç shkruhet në dokument: "Edhe nëse pyetemi për motin ne duhet të themi "sipas raportit të OSBE/ODIHR"

Në 'skaletën' që PD u ofron të sajve, thuhet se theksi duhet vënë edhe tek fakti që dekreti i Presidentit nuk duhet vënë në diskutim nga askush tjetër veçse Gjykata Kushtetuese.

Personi që është marrë veçanërisht me "leksionet" ndaj demokratëve, është Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, siç edhe shkruhet në këtë pjesë të pjesë të dokumentit. "Gjetjet e tjera të OSBE/ODIHR janë të detajuara në dokumentin që ju ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm", thuhet në dokument.

"Është shumë e rëndësishme të përsërisim deri në mërziti, pa u lodhur 2 gjëra: Të gjitha gjetjet kryesore të raportit të OSBE/ODIHR. Këto janë votime të paligjshme.

Të tjera pika të rëndësishme:

Për herë të parë me një parti
Për herë të parë përjashtohet opozita nga komisionet
Edhe pse me vetëm një kandidat nuk  lanë  as mundësinë në fletë votimi të votohej kundër por vetëm një kuti ku mund të votohej vetëm pro.
Edhe Fronti Demokratik në komunizëm kishte formalisht dy kuti një Pro një Kundër.
Edhe pse vetë kandidoi, vetë votoi dhe vetë numëroi, i manipuloi të gjitha
Edi Rama manipuloi edhe një proces që e kontrollonte të gjithin vetë dhe kjo tregon edhe njëherë se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Zgjedhjet ishin të paligjshme, sepse dekretin e presidentit nuk mund ta gjykojë askush tjetër veçGjykjatës Kushtetuese",
shkruhet në dokument.

Por PD ka bërë edhe disa orientime se si ish-deputetët dhe eksponentët e saj duhet të sillen përballë gazetarëve:

"Nuk duhet të komentojmë çdo pyetje që na bëhet.
Jo çdo pyetje duhet të marrë një përgjigje që të përbëjë lajm patjetër.
Ne duhet të mësohemi të mos i japim përgjigje çdo gjëje dhe sipas rastit t’i themi atyre që nuk kemi koment apo kjo pyetje nuk ka rëndësi për thelbin e çështjes.
Është e rëndësishme të jemi konçizë"
, thuhet në dokument.


Lajmi kryesor:

Zbulohet dokumenti i brendshëm i PD-së që provon 'tradhtinë' ndaj Metës: Mos prekni Soros!


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)