Ish-anëtari i PD-së bën deklaratën e fortë: Basha i mbështetur nga Soros, demokratët aksion për ta rrëzuar

TIRANËEdvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar Demokrat foli sot në studion e Report tv me gazetarin për akuzat e presidentit Ilir Meta ndaj George Soros. Kulluri tha se Soros është mbështetës i Bashës duke akuzuar këtë të fundit se po mban në pushtet Ramën me lidershipin e tij të dobët.  Ai tha demokratët e vërtetë kanë nisur një aksion kundër Bashës, për të shpëtuar partinë e tyre përmes një aksioni masiv të nisur gjatë kohëve të fundit. Kulluri tha se PD tashmë është e falimentuar politikisht për shkak të lidershipit të saj të dobët.

"Armiqtë imagjinarë të sotshëm të Metës nuk duhen gjetur jashtë por në Shqipëri. Duhen gjetur tek kreu i PD-së. Është e qartë që Basha është i mbështetur nga Sorosi për të bashkëpunuar me Ramën dhe këtë e dimë ne e dinë të gjithë. Duhet të dimë se me këtë reformë në drejtësi, do jepet një efekt në mënyrë të padiskutueshëm. Sot më shumë e duan vendin ndërkombëtarët se ne. PD ka hyrë në zgjedhje në 97 kur në gjysmën e territorit nuk vihej dot komisionerë. Basha nuk futet dot sot kur pretendon se ka më shumë se gjysmën e popullsisë me vete.

Sot DASH e drejton një administratë që nuk ka asnjë lidhje me Soros. Këtu nuk ka një përplasje mes Soros dhe opozitës. Kush do të fshihet pas Sorosit bën gabim. Por që këta që porosisin njerëzit në PD të mos flasim më për Sorosin është një mashtrim tipik i Bashës.  Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë zgjedhje por vetëm të caktojë. Shanset që kushtetuesja të bjerë dakord me datën 13 janë zero. E ardhmja e PD është ulja e demokratëve në kuvendim me njëri tjetrin se si duhet nxjerrë e djathta nga ky batash dështimesh për t;i dhënë Shqipërisë një qeverisje të djathtë. Rama është duke rënë nga karrigia. Ai që e mban në karrige është Lulzim Basha. Kjo është çështja e çdo demokrati. PD duhet të marrë fatet e partisë në dorë dhe të mos shkojnë pas aventurave. PD është aset i së djathtës dhe ka pasur një raport të mirë me ndërkombëtarët. nuk duhet të zvogëlohet më shumë se kaq", tha Kulluri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Kulluri zbulon aksionin e demokratëve kundër Bashës dhe bën një akuzë për LSI-në: Bëri Mea Culpa në 2015

Evdin Kulluri foli në studion e Report tv edhe për aleancën e Bashës me PDIU dhe LSI. Kulluri tha se ky fakt tregon se koalicioni është i infektuar. Ai tha demokratët kanë nisur një aksion për të shpëtuar partinë e tyre.

"PDIU dhe LSI janë pjesë i Edi Ramës që kanë vjedhur vota në 2015-2017. Ne i kemi pasur përballë. Dhe gjithë koalicioni është i infektuar. A luftohet Rama me LSI në krah e cila ka bërë një Mea Culpa për këtë gjë. Demokratët do ta shpëtojnë partinë e tyre. Ka nisur një aksion masiv i demokratëve përgjatë këtyre ditëve. Basha sot fshihet pas dy kasetave. Këto janë lëvizje të një njeriu i cili është humbës", tha Kulluri.

Ora 14:09
Ish-anëtari i PD: Partia e Bashës e falimentuar politikisht, fali në tavolinë zgjedhjet e 2017-ës dhe 30 qershorit

Në studion e Report tv, Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD foli për deklaratat e tjera kundra Bashës brenda PD. Kulluri tha se PD tashmë është e falimentuar politikisht

"Nga ajo që di unë edhe Ristani ka pjesën e vet të përgjegjësisë. Askush nuk duhet të bëjë të virgjërin. Pas 2017 Ristani ka mbajtur një ekuilibër mes kritikëve dhe kreut të partisë. Ai është përpjekur të komunikojë me të gjitha palët por në fund ka vënë re se Basha nuk ka ndërmend të luftojë për të drejtën. PD është e falimentuar politikisht. Jo partia si parti por lidershipi i saj e ka lënë totalisht jashtë çdo mundësie për të ardhur në pushtet. Basha harron zgjedhjet e 2017 dhe të 30 qershorit që i ka falur në tavolinë. Marrëveshjet e tij nga kanë çuar në humbje", tha Kulluri.

Ora 14:07
Marrëveshja e PD me teatrin/ Kulluri në Report tv: Komardare e Bashës për të shtyrë ditën, në kufinjtë e komikes

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ishte sot në studion e Report tv ku foli lidhur me marrëveshjen e PD me aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

"Çështja e marrëveshjes së nënshkruar është çështja që më intereson më pak. PD është në pamundësi për të përfaqësuar asgjë në pushtet e jo më për të marrë në mbrojtje teatrin. Ajo kontratë është një komardare e Bashës për të shtyrë ditën në PD. Nuk mund të ketë një procedurë me një fitues të përcaktuar në ligj, Pastaj nëse duhet bërë një godinë e re ajo duhet diskutuar. Se çfarë kompromisi do gjendet mbetet për t'u parë. Ndërhyrja e Bashës është krejtësisht e pavlerë dhe në kufinjtë e komikes", tha Kulluri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion