Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit

Evropa po bëhet gati për luftën e tretë botërore. Në disa dokumente sekrete të zbuluara të mërkurën thuhet se Berlini ka filluar të bëjë plane për mënyrën se si mund të nidhmojë në shpërndarjen e deri 800,000 trupave të NATO-s – duke përfshirë amerikanë – në Ukrainë, ndërsa frika për një goditje nukleare ruse sa vjen e rritet.

“Operacioni Deutschland” është një plan prej 1000 faqesh për të përgatitur Gjermaninë për mundësinë e një skenari të Luftës së Tretë Botërore.

Sipas gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dokumentet top-sekret detajojnë ndërtesat dhe infrastrukturën specifike për t'u mbrojtur në mënyrë që ato të mund të përdoren nga ushtria, dhe si duhet të përgatiten bizneset dhe civilët.

AtDokumenti flet edhe për një plan ku Berlini përgatitet për të shpërndarë 200,000 automjete ushtarake në të gjithë territorin gjerman, nëse aleancës i kërkohet të bashkohet me përpjekjet e Ukrainës, megjithëse detaje mbahen të klasifikuara.

Gjermania gjithashtu ka këshilluar edhe qytetarët për mënyrat për t'u përgatitur për më të keqen duke rritur eficencen shtëpiake me mekanizma, ku përfshihen instalimi i gjeneratorëve me naftë apo edhe turbinave me erë.

Shqetësimi nuk lokalizohet vetëm në Gjermani, por edhe në Suedi dhe Norvegji, vende të cilat gjithashtu u kanë shpërndarë qytetarëve të tyre fleta udhëzuese për skenarin e një zgjerimi të luftës së Ukrainës në vendet e tyre.

Frika është rritur sidomos pasi Vladimir Putin ndryshoi doktrinën ruse nukleare, ku tashmë parashikohet që të goditen edhe ato vende që nuk kanë kapacitete bërthamore.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?