Stafi i paaftë, burokracia dhe mungesa e informacionit të besueshëm janë disa nga arsyet që kanë çuar në një përgjigje të gabuar ndaj përhapjes së virusit vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë. Kjo është zbuluar në një dokument të brendshëm sekret të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të cilën për herë të parë pranojnë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë mbi përhapjen e virusit Ebola.
Sipas këtij raporti, pothuajse të gjithë faktorët dhe motivet që kanë çuar në këtë situatë alarmante nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga ana e tyre. “Pothuajse të gjithë nuk e kanë kuptuar se një stuhi e madhe po vinte”, thuhet në dokumentin në të cilin pranohen gabimet, por edhe mungesa e besimit tek udhëheqësit afrikanë, të akuzuar për kompromentim, në vend që të ndihmojnë në përgjigje të virusit vdekjeprurës që ka marrë mijëra jetë në vetëm pak muaj.
OBSH nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj raportit të publikuar nga Associated Press, duke u limituar vetëm me: ‘Të dhënat e shfaqura nuk do të diskutohen deri sa të përfundojë raporti dhe provat të sqarohen dhe testohen. Ne jemi për transparencë dhe përgjegjshmëri të cilat do t’i publikojmë në momentin kur të gjitha faktet të kontrollohen.”
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com